QEVERIA RAMA DHE STREHIMI SOCIAL
ANEKDODA E DHIMBSHME E STREHIMIT SOCIAL. Mapo, 22.08.2014 Në harkun kohor qershor 1872 deri në shkurt 1873 në gazetën gjermane Volksstaat, sociologu dhe filozofi marksist Frederik Engëls, do të botonte një set artikujsh me temë ‘Cështja e Strehimit’. Ideja kryesore e Engelsit në këto shkrimeve ishte se politika e revolucionit klasor të ploretariatit nuk mund të zëvendësohet nga politika të reformave. Dhe në këtë konteks, autori e shikonte zgjidhjen e cështjes së strehimit vetëm nga ‘duar’ e shtetit. Sipas të cilës, shteti dhe sektori public duhet të kishte monopol të plotë mbi ndërtimin e banesave, të cilat më tej i shpërndante sipas nevojave. Mirëpo Engësi nuk llogariste një variabël shumë të rëndësishme në këtë ekuacion. A do mundte një shtet me burime shumë të kufizuara të përmbushte gjithë nevojat e familjeve për banesa? Nëse jo, cfarë ndodhte? Do përzgjidheshin “fatlumët” përfitues? Po mbi cfarë kritetesh? Dhe mbi të gjitha, cfarë ndodhte e ata që nuk përzgjidheshin? Me ndihmën ...