QEVERIA RAMA DHE STREHIMI SOCIAL
ANEKDODA E DHIMBSHME E STREHIMIT SOCIAL. Mapo, 22.08.2014
Në harkun kohor qershor 1872 deri në shkurt 1873 në gazetën gjermane Volksstaat, sociologu dhe filozofi marksist Frederik Engëls, do të botonte një set artikujsh me temë ‘Cështja e Strehimit’. Ideja kryesore e Engelsit në këto shkrimeve ishte se politika e revolucionit klasor të ploretariatit nuk mund të zëvendësohet nga politika të reformave. Dhe në këtë konteks, autori e shikonte zgjidhjen e cështjes së strehimit vetëm nga ‘duar’ e shtetit. Sipas të cilës, shteti dhe sektori public duhet të kishte monopol të plotë mbi ndërtimin e banesave, të cilat më tej i shpërndante sipas nevojave. Mirëpo Engësi nuk llogariste një variabël shumë të rëndësishme në këtë ekuacion. A do mundte një shtet me burime shumë të kufizuara të përmbushte gjithë nevojat e familjeve për banesa? Nëse jo, cfarë ndodhte? Do përzgjidheshin “fatlumët” përfitues? Po mbi cfarë kritetesh? Dhe mbi të gjitha, cfarë ndodhte e ata që nuk përzgjidheshin?
Me ndihmën e Zotit, në kohën kur z. Engëls i shfaqi këto ide, popujt europianë nuk do ta merrnin shumë seriozisht. Jemi duke folur për kohën e ekspansionit të revolucionit industrial dhe teoria e ‘mos ndërhyrjes ‘në ekonomi (laisser-faire), sipas të cilës pasuria publike shpërndahet më mirë duke lejuar mekanizmat e tregut që të veprojnë pa asnjë kufizim, eklisoi cdo ideologji tjetër. Mirëpo, duket se nuk do të vazhdonte gjatë kështu. Pas Luftës së Dytë Botërore, Europa Qëndrore dhe Lindore do t’i bashkëngjitej Rusisë staliniste. Përfshirë Shqipërinë e vogël të Ballkanit, e cila si ai nxënësi që ia kalon edhe mësuesit, monopolizoi cdo element të prodhimit. Dhe në mënyrë specifike ndërtimin dhe shpërndarjen e banesave. Kështu që, 170 vjet më vonë, idetë e Engëlsit mbi cështjet sociale dhe të strehimit, gjetën aplikim të plotë. Produkti i kësaj politike njihet nga të gjithë shqiptarët që e jetuan atë kohë të mbrapshtë.
Familje të tëra disa kurorëshe që jeton nën të njëjtën cati. Familje të sapo krijuara që ju duhej të ndanin guzhinën dhe banjën me familje të tjera që as i kishin takuar ndonjëherë më parë. Për të mos folur, për nivelin e lartë të korrupsionin në procesin e përzgjedhjes së familjeve për t’u strehuar. Preferencat e sistemit ishin të deklaruara. Për së pari shokët me përgjegjësi dhe pushtet. Punonjësit e aparateve të partisë apo ekzekutiv, drejtorët e ndërmarrjeve apo institucioneve të tjera. Ata që i kishin vet “gjërat” në dorë. Në vazhdim familjet e heronjve apo dëshmorëve. Familjet e atyre që ‘ndërtuan themelet’ e atij sistemi. Më tej komunistët, ata që e ‘ruanin dhe e mbanin’ këtë sistem në këmbë. Për të mos harruar miqtë dhe shokët, shumë të rëndësishëm për karrierën e burokratëve nepotikë. Dhe së fundi rrushfet-xhinjtë, ata që dinin të “vajisnin”. Shqipëria e 2014 duket se nuk ka ikur larg. Në cështjen e strehimit të familjeve në nevojë për ndihmën e shtetit, gjërat funksionojnë njësoj. Këshilltarët bashkiak, të majtë e të djathtë që për cështjë të zhvillimit të qytetit debatojnë e bllokojnë pafund, e gjejnë shumë mirë fjalën për të përcaktuar listën e familjeve përfituese. Dikush vendos një ‘shok’ apo ‘zotëri’ të rëndësishëm të partisë, dikush vendos vëllain e gruas së tij, dhe, dikush tjetër një gazetar që do ti mbështesi në zgjedhjet e radhës. Ka, biles, nga ata të pacipët fare që vendosin veten e tyre. Kurse për familjet vërtet në nevojë nuk kujtohet njëri. Për nënat e fëmijëve jetim, baballarët e të cilëve janë shuar në punë të vështira. Për familjet e policëve të vrarë në krye të detyrës. Për të përndjekurit politik. Për individët me aftësi të kufizuara. Për këta, dhe të tjerë si këta, nuk mendon askush. Dhe është normale, vota e tyre nëse nuk vjen falas në mirëbesim, kushton vetëm 5 mijë lek.
Mirëpo qytetarët nuk janë vota, o njerëz të pushtetshëm. Ata janë qënie me dinjitet. Kështu që, mos u tallni me premtimin për të ndërtuar 150 apartamente, në Fier, Lushnje, Berat e Librazh, për 26 mijë të pastrehë. Sepse, edhe nëse ato para nuk do treten nëpër labirinthet e tenderave, ato apartamente nuk plotësojnë as 0.5 % të nevojave. Mos u tallni me premtimin se do t’ja blini ndërtuesve dhe do t’ja shisni familjeve në nevojë. Sepse as Engëlsi nuk do ju’a pranonte këtë logjikë ekonomike. Por ndërmerrni politika që tregu i lirë i banesave të bëhet më gjerësisht i arritshëm për familjet. Ndërmerrni politika për uljen e kostove burokratike e korruptive të ndërtimit të banesave. Ndërmerrni politika për punësim në shkallë të gjerë dhe rritjes së aftësisë paguese të familjeve. Ndërmerrni politika që ato banesat e braktisura nga familje që imigruan në Tiranë dhe në qytetet e tjera të mëdha, të mos mbeten për shumë kohë të tilla.
STREHIMI - I PADREJTË - SOCIAL! Mapo, 14. 10. 2015
Në një nga mbledhjet e para të Këshillit Bashkiak Tiranë, këshilltarët bashkiakë të majtë e të djathtë bashkuan votat për të miratuar një listë pjesore të përfituesve nga projekti i banesave sociale me qira. Më parë, kur Kryebashkiak i Tiranës ishte demokrati Basha, këshilltarët socialist e kishin bllokuar një tentativë të njëjtë me arsyetimin se lista nuk duhet të ishte pjesore por e plotë. Pra, numri i familjeve përfituese duhet të ishte i barabartë me numrin e apartamenteve të ndërtuara nga ky projekt social, që të merrte edhe votat e majta. Në pamje të parë, edhe pa ditur asgjë mbi projektin, është e dallueshme që dicka nuk shkon me këtë sjellje diametrikisht të kundërt të këshilltarëve socialist për këtë cështje. Praktikat e mëparshme por nga këndvështrime të cekta na drejtojnë në përgjigjen shabllon, tashmë, se kanë votuar sipas urdhërit politik. Dhe bën kuptim! Ndërsa në rastin e parë ishte propozim i armikut demokrat, në rastin e dytë ishte propozim i mikut socialist. Sikur cështja të ishte kaq e thjeshtë, as që do vlente të trajtohej, porse cështjet e strehimit social në Shqipërinë e tranzicionit asnjëherë nuk kanë qënë të thjeshta.
Ato gjithmon kanë hapur probleme të mëdha dhe kanë përfshirë brenda vetes të gjitha karakteristikat e sistemit të vjetër, pa mundur të shkëputet prej tij. Sikurse atherë, administratat mundohen të privilegjojnë ‘njerëzit politikisht të tyre’. Që do të thotë, familjet që i mbështesin politikisht për të marrë dhe ushtruar pushtetin. Por edhe më shumë se kaq! Përzgjedhja e familjeve përfituese nga këto programe, si në atë kohë edhe tani, ka një dimension të fortë korruptiv. Kushdo që e ka jetuar atë kohë është koshient se cfarë trafiku interesash dhe të mirash (përfshirë paratë) kishte kur Komiteti Ekzekutiv shpërndante ato pak banesa të ndërtuara me punë vullnetare. Dhe jam shumë i sigurt që sot ndodh i njëjti trafikim interesash, në një proces ku teorikisht shoqëria ndihmon të pamundurit e vet. Në të vetmin projekt të strehimit social, që përtej vetmisë së tij, mbetet i konceptuar pa asnjë mbështetje në tabanin real në të cilin ndodhen cështjet urbane dhe të banesës në Shqipëri. A mundet të jetë i kontekstualizuar një projekt ndërtimi banesash kur në treg gjenden mijëra apartamente të ndërtuara por të pashitura?!
Qasja bolshevike-korruptive dhe konceptimi jashtë konteksi i këtij projekti, si element i një të gjithe kulturore të partitizuar, na “justifikojnë” në logjikë sjelljen e këshilltarëve të majtë e të djathtë për miratimin e listës pjesore të përfituesve. Mirëpo, nuk na i justifikojnë dot në moral dhe akoma më keq në ligjshmëri. Së pari nuk është e kuptueshme, pse administrata Basha e dërgoi listën e përfituesve të miratohej me vendim të Këshillit Bashkiak, kur ligji specifik nuk e kërkon një gjë të tillë? Mos vallë nga nevoja për të larguar përgjegjësi qeverisëse nga vetja? Së dyti, mirë që e dërgoi për miratim në një organ kolegjial, por pse e dërgoi në mënyrë të pjesshme? Mos vallë ishte e paaftë të identifikonte të gjitha nevojat e qytetit? Së treti, cfarë i bëri këshilltarët socialist të ndryshonin mëndje mbi miratimin pjesor të listës, përtej vendimarrjes partitiste? Mos vallë emrat në listë? Nuk i dimë përgjigjet, por më e pakta e sigurtë është se arsyet anojnë te paaftësia dhe pamoraliteti i burokratëve dhe përfaqësuesve! Megjithëse përgjigjet për këto pyetje dhe të tjera nuk janë të qarta, është një gjë që është e qartë si kristali.
Vendimi i gjithë-votuar i Këshillit Bashkiak Tiranë për miratimin e pjesshëm të listës së përfituesve është një vendim plotësisht i padrejtë! Jo pse pranuan të trajtojnë një cështje që nuk është në kompetencën e tyre. Kjo nuk ndikon në drejtësinë e vendimarrjes, megjithëse është e pakuptueshme vlera e një vendimarrje politike për nivelin faktik të nevojës për ndihmë të familjeve. Një familje është në nevojë aq sa dokumentat shtetërore e vërtetojnë, dhe këtu nuk ka asgjë për tu vlerësuar politikisht. As për shkak të emrave të përvecëm që përfituan, sepse nuk i njohim as ata dhe as nevojat e tyre. Porse, një garë e ndarë në lote, nuk siguron dot barazinë mes garuesve! Ky është problemi! Në garë nuk kanë hyrë të gjithë garuesit potencial sepse nuk kemi një regjistër përfundimtar të të pastrehëve të qytetit dhe numri apartamenteve për të cilat garohet nuk është gjithashtu i njëjtë me stokun e ndërtuar! Këtu lind padrejtësia! Sepse nuk mund të sigurohet barazi dhe drejtësi përzgjedhje të përfituesve kur garuesit garojnë në rrethana numerike të ndryshme, në kohë të ndryshme, për një trofe numerikisht të përcaktuar në mënyrë shteruese!
STREHIMI SOCIAL SI TENDER NDËRTIMI. Mapo, 13. 08. 2016
Strehimi social është aktiviteti i vetëm qeverisës që pasqyron plotësisht sistemin politico-ekonomik që kemi ndërtuar në këto 25 vjet. Një sorrogatë e “tregut të lirë dhe demokracisë” ndërtuar nga mentaliteti përgjithësues bolshevik i shoqërisë. Shumë aktivitete shoqërore e qeverisëse janë pjella të denja të këtij sistemi mostër, por në dinamikën e udhëtimit shoqëror 25 vjecar kanë evoluar edhe praktikat e tyre. Në të kundërt, strehimi social këmbëngul në një qasje statike që vendoset midis ‘etazmit monopolist’ dhe ‘tregut të lirë me frymëzim maksimalizimin spekulativ të fitimit’. Skaje këto, shumë larg qasjeve që një shoqëri e lirë dhe humane duhet të ketë për një aktivitet shoqëror që gëlltit miliona nga taksat e shqiptarëve pa prodhuar asnjë të mirë shoqërore. Për të vlerësuar këtë, do vëzhgojmë procesin në dy komponentët bazik të tij. Do ta nisim me dy e aspektet e komponentit të përzgjedhjes së familjeve përfituese të ndihmës së shtetit për tu strehuar. Kjo është faza më e rëndësishme por edhe më delikate, për shkak të mundësive të mëdha për praktika të vendimarrjes preferenciale. Së pari, në raportin shumë të zhdrejtë të raportit midis numrit të familjeve në nevojë për ndihmën e shtetit, me mundësitë që shteti ka për të ndihmuar. Kontribuesit më të mirë financiar që familjet të zotëronin një banesë nga tregu privat, remitancat dhe të ardhurat nga bisnesi i vogël, kanë pësuar rënie të fortë dhe do vijojnë në këtë trend. Ndërkohë cmimet e banesave në treg kanë ngelur të njëjtat, duke krijuar gjithmonë e më shumë familje në nevojë dhe që duhet ti drejtohen ndihmës së shtetit. Është ky raport ekstremisht i zhdrejtë që krijon hapsira po kaq të mëdha për vendimarrje preferenciale.
Së dyti, në lidhje me komponentin e përzgjedhjes së pëfituesit. Ligji dhe logjika e thjeshtë na thonë se përfituesit duhet të vlerësohen nga kushtet: e stehimit (janë të pastreha apo jetojnë nën kushtet minimale); ekonomike (të ardhurat që kanë); dhe specifike (pjesë të grupeve të disavantazhuara). Thënë shkurt, këto janë disavantazhet krahasuese mes familjeve, dhe secila prej tyre lehtësisht e matshme dhe e dokumentueshme nga agjensitë e shtetit. Mjafton ti vësh nga një numër dhe lista e përfituesve vet-krijohet. Mirëpo, ne nuk na mjafton logjika e numrave por e fusim listën për miratim në Këshill Bashkiak! Gjë që na “siguron” se familjet që vërtetë kanë nevojë të zëvendësohen nga besnikët e partive apo të afërmit e partiakëve. Për të mos folur për zarfat korruptiv, të cilët këshilltarët i fshehin pas luftës ndërpartiake “për të mirën e qytetarëve”! Po kaq i problematik është edhe komponenti i të drejtave të pronësisë mbi këto banesa. Së pari, në aspektin e kalimit të pronësisë për te të pastrehët. Vëzhgoni programet që zbatojnë sot bashkitë, por të përcaktuara nga Qeveria Qëndrore, dhe do t’ju rezultojë se të gjitha dhurojnë banesa! Pra, nëse je i varfër dhe i pastrehë, shoqëria shqiptare me paratë e saj dhe nëpërmjet qeverisjeve, të bën të pasur. Të bën pronar të një apartamenti që një më pak i varfër se ty nuk e blen dot në treg të lirë as për 50 vjet. Në pamje të parë duket sikur jemi shoqëria më humaniste në botë. Një farë Republike Robinhudiane, që ja merr banesat të pasurve për t’ja dhënë të varfërve. Mirëpo, nëse pranojmë se mënyra e përzgjedhjes së përfituesve është ashtu si është, keq na del llogaria, sepse në fakt jemi duke ushqyer makutërinë e partiakëve apo miqve të tyre.
Aspekti i mënyrës sesi qeverisjet i krijojnë këto pronësi është skandaloz. Në vendin ku rreth 50 mijë apartamente janë bosh dhe 300 mijë familje kanë nga dy banesa, qeveria ndërton apartamente të reja për të pastrehët! Ose më sakt, bën tendera për ndërtim banesash. Kanë edhe një institucion që e paguajnë, sigurisht nga fondet për të pastrehët, vetëm për këtë gjë. Dhe ndërsa bëjnë tendera ndërtimi dhe lista përfituesish pronësish, bashkitë shqiptare nuk zotërojnë asnjë banesë në pronësi të tyre! Po, janë bashkitë më të varfëra në botë, por që sillen si xhymertet më të mëdha. Dhe as u shkon në mëndje të operojnë në treg të lire, me asetet që kanë trashëguar prej brezash, për të krijuar një stok bashkiak banesash te i cili të strehojnë familjet që vërtet kanë nevojë. Sepse në fund të fundit kjo është detyra e qeverisjes lokale, jo të bëj tendera ndërtimi.
E para gjë që duhet të kuptojë administrata rilindase, është fakti se në një vend të hapur ndaj ekonomisë së tregut të lirë, nuk mund të ketë dy tregje për të njëjtën produkt (banesë). Pra, nuk mund të ketë një treg që ndërton dhe shpërndan banesa për familjet në nevojë, dhe një treg tjetër që ndërton dhe tregton sipas aksiomës ‘ofertë-kërkesë’. Nuk mund të ketë, sepse së pari pengon përmbylljen e udhëtimit drejt kapitalizmit, dhe së dyti, c’ka është më e rëndësishmja për këtë shkrim, nuk lejon që paratë publike të arrijnë familjet që kanë vërtet nevojë për ndihmën e shoqërisë. Sikurse e vërteton plotësisht realiteti shqiptar i këtyre 25 viteve, ato ose humbasin në labirinthet e tenderave publik për ndërtim, ose lumturojnë pushtetarët me një shtëpi të dytë në plazh, ose shantazhojnë vullnet e votuesve në zgjedhje. Prandaj tregu duhet të jetë një, dhe ‘shteti’ si një nga aktorët në këtë treg të favorizoj familjet në nevojë nëpërmjet pronësive të tij.

NJË LIGJ PËR STREHIMIN SOCIAL DHE TRE KEQKUPTIME QEVERISËSE! Mapo, 30. 03. 2018
Vitin e pestë të qeverisjes Rama, ekipi rilindas u kujtua edhe për familjet që nuk kanë mundësinë financiare ti drejtohen tregut të shit-blerjes së banesave. Edhe kësaj radhe, sikurse shpesh në këto vite, për ti dhënë përgjigje shteruese këtij fenomeni shoqëror rilindasit ju drejtuan instrumentit të ‘reformimit nga niveli qëndror qeverisës’. Dhe zgjodhën një nga dy mënyrat e vetme që ata njohin, hartuan një ligj të ri për të ndihmuar me paratë publike këtë shtresë të popullsisë. Socialistët e rilindur nuk hartuan politika kombëtare, impakti i të cilave të rriste aftësitë paguese të qytetarëve për tu përfshirë në tregun ekzistues të banesave, sepse për të majtët është e pamundur të kuptojnë rrugë të tilla. Ata nuk e trajtuan as me mënyrën më komune të të majtës, planifikimin dhe alokimin e më shumë parave publike për përballuar këtë ndihmë që shteti u jep qytetarëve në nevojë. Jo, ata thjeshtë u mjaftuan me rishkrimin e një draftligji për këtë cështje.
Për brendinë e dispozitave të ligjit dhe akteve nënligjore të shumta që përcakton ky ligj për tu hartuar në të ardhmen, dhe efikasitetin e mënyrave që parashikojnë ato për të adresuar këtë hall të madh shoqëror, ne do flasim herë të tjera. Sepse, cështja e strehimit në përgjithësi (përballimi i një banese) dhe e strehimit social në vecanti (ndihma e shtetit për të përballuar një banesë) jo vetëm ndikojnë në ekonomitë familjare, por kanë një domethënie të rëndësishme edhe për ekonominë kombëtare. Implikimi në cështjet mjedisore, kulturore dhe sociale është një nga karakteristikat thelbësore të aktiviteteve private apo publike të strehimit. Por, për së pari këto aktivitete janë pjata e parë e funksionit qeverisës të zhvillimit territorial dhe urban, dhe nuk mund të trajtohen të ndara nga ky aktivitet. Këtë nuk kupton dot administrata teknike dhe politike e qeverisë së Rilindjes, dhe për këtë do flasim në këtë shkrim të shkurtër të opinionit.
Një tjetër gjë që duhet të pranojë, e njëjta administratë qëndrore, është se për cështjen e strehimit social me konceptin ‘shtet’ duhet të nënkuptojë pushtetin lokal. Njësitë e qeverisjes vendore në Shqipëri, kanë aq shumë diferenca dhe ndryshime të karakteristikave administrative, ekonomike, kulturore, sociale dhe urbane mes tyre, saqë trajtimi me të njëjtat mënyra (target grupe dhe programe), të detyruara nga qeveria qëndrore, minimzon mundësitë konkrete që ndihma të shkoj te grupet reale në nevojë. Në të kundërt, fushëveprimi i qeverisë qëndrore duhet të limitohet në hartimin e një ligji që përcakton nivelin e përgjegjësisë së shtetit në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara prej saj, implementimin e politikave kombëtare për lehtësimin e aksesit të gjerë të familjeve në tregun privat të banesave, decentralizim real të këtij funksioni qeverisës, dhe financiar që ti mundësoj pushtetit vendor përballjen me nevojat për strehim social.
E fundit gjë që duhet kuptuar e pranuar, kësaj radhe nga administratat lokale, është se këtë barrë të rëndë shoqërore u takon atyre ta mbajnë. Kuptuar e pranuar këtë aksiomë qeverisëse duhet ti kthehen planifikimit territorial; projektimit urban; menaxhimit urban dhe të pronave; dhe vecanërish administrimit të pronësive publike në proceset e rizhvillimit të pjesëve të qytetit, për të siguruar banesa në pronësi publike. Nëpërmjet këtij stoku banesash publike, të krijuar nëpërmjet të vetmit treg, administratat lokale mund të përballen me nevojat e të pastrehëve të qytetit. Pjesa tjetër është thjeshtë procedure administrative. Se kush janë familjet më në nevojë për ndihmë nuk e përcakton një draftligj i qeverisë qëndrore. Ata janë të përzgjedhur nga gjendja faktike (aftësia paguese dhe kushtet e strehimit), dhe të gjitha këto të dhëna zyrtare gjënden në databazën e secilës njësi administrative lokale dhe janë lehtësisht e saktësisht të verifikueshme.
DËMET E NJË LIGJI PËR STREHIMIN SOCIAL! Mapo, 11. 05. 2018
Draftligji i ri ‘Për strehimin social’ e përmbylli rrugëtimin e tij në kanalet dhe filtrat e Kuvendit dhe u kthye të enjten e kaluar në ligj. Dhuratë kjo, që mazhoranca socialiste morri nga qeverisja rilindase, dhe që mund ta përdori si një argument politik në komunikimet e ‘bashkëqeverisjes me qytetarët’ për arritjet e tipit ‘si asnjëherë në 25 vjet’ të qeverisjes së saj. Kaq është e gjitha, sepse ky ligj nuk ka asnjë vlerë tjetër praktike. Në të kundërt, si cdo ligj tjetër që është më mirë të mos jetë sesa është, ai realisht i zvogëlon shancet që një familje në nevojë të arrijë ndihmën e shtetit për strehim. Dhe këtë e bën në dy mënyra: së pari duke zëvendësuar paratë publike të shpenzuara për këtë synim me fjalë e fjali boshe e demagogjike dispozitash ligjore; dhe së dyti duke përfshirë e prioritizuar në përfitim grupe e komunitete që mund të kenë njëmijë e një nevoja të tjera për tu ndjerë integruar në shoqëri, por jo për të arritur një strehim të përballueshëm për ta.
Për ta bërë më të qartë për këdo dhe që në fillim, duhet thënë se strehimi social është një funksion i veti i qeverisjes vendore. Pra ky ligj, dhe 33 aktet nënligjore që pritet të dalin në zbërthim dhe zbatim të tij nuk vjen si një premtim qeverisës në formën e një angazhimi nga vet qeveria për qytetarët në nevojë, por si një miksim midis okupimit të këtij funksioni vendor nga qeveria qëndrore dhe kufizim i mundësive dhe oportuniteteve të pafundme të pushtetit vendor për ta trajtuar këtë cështje vetëm me 6 programe që ligji përcakton. E thënë thjeshtë gjithë esenca e këtij legjislacioni qëndron te: pengimi i rritjes dhe fuqizimi i kapaciteteve lokale në ushtrimin e funksioneve të veta qeverisëse; shtimi i numrit të grupeve dhe komuniteteve përfituese pa faturë financiare të rritur, që duhet ta shoqëronte këtë veprim; dhe kornizimi e kufizimi i hapsirës së mundësive të vendimarrjeve për pushtetin vendor, që ky të kryej këtë funksion të vetin qeverisës.
Për ti dhënë një dimension hirearkik dëmeve që shkakton ky ligj do ta nisim me frymën centralizuese që, sikurse cdo punë tjetër e qeverisë rilindase, e asfikson edhe këtë produkt legjislativ. E thënë thjeshtë nëse qeveria qëndrore vendos të kaloj, në përfitim të qeverisjes vendore, taksën me ndikimin më të vogël në buxhetin e shtetit, gjysma e ligjit bie. Kjo sepse gjysma e dispozitave të tij, në mënyrë të drejtpërdrejt ose të tërthortë, kanë si target të krijojnë dhe të mbajnë një marrdhënie varësie të thellë dhe të përhershme, nga qeverisja qëndrore, të qeverisjes vendore në kryerjen e këtij funksioni qeverisës. Kjo është një gjë shumë e keqe edhe në lidhje me domosdoshmërinë e aftësimit të administratave lokale për ta kryer këtë aktivitet në të ardhmen. E vetmja rrugë për tu aftësuar në kryerjen e një aktiviteti qeverisës është të mësosh duke e kryer atë aktivitet, ndërkohë ky ligj është draftuar që të bëjë ekzaktësisht të kundërtën!
Populizmi dhe vecanërisht demagogjia janë, gjithashtu, karakteristikat thelbësore të kësaj qeverisje të centralizuar. Prandaj edhe ky ligj nuk i ka shpëtuar frymëzimeve demagogjike të tipit ‘sa më shumë grupe apo komunitete përfituese të përfshijë, aq më i mirë është’. Ky është kuptimi që prodhon edhe dëmin më të madh të këtij ligji! Një ligj për strehimin social duhet të shërbejë për të lehtësuar familjet që e kanë të pamundur për të arritur një banesë në tregun e lirë. Tregu i banesave, sikurse cdo tjetër, nuk është racist. Ai nuk të refuzon për shkaqe sociale, por për shkaqe ekononomike. Nëse një familje e ka të pamundur të arrijë strehim në tregun e lirë, kjo ndodh vetëm nëse ajo familje nuk ka mundësi të paguaj për të. Dhe janë këto familjet që duhet të prioritizohen. Ekzaktësisht në të kundërt, ky ligj nëpërmjet preferimit të komuniteteve e grupeve sociale të caktuara, përjashton këto familje që kanë më shumë nevojë për ndihmën e shoqërisë.
Mënyrat e përzgjedhjes së familjeve përfituese nga programet sociale të strehimit të propozuara nga ky ligj janë vetëm gjysma e punës së tij. Gjysma tjetër, po kaq e rëndësishme, janë rrugët dhe mënyrat që ky ligj propozon për tu siguruar këto banesa, që më tej do të shpërndahen për familjet përfituese. Ky është dëmi tjetër që sjell ky ligj! Përcaktimi dhe përkufizimi i një seti të mbyllur mundësish që pushteti vendor të siguroj një stok banesash për ta ushtruar këtë aktivitet qeverisës, nuk bën gjë tjetër vecse e limiton dhe e kornizon nivelin potencial të suksesit. Dhe sa më i vogël suksesi në krijimin e stokut për tu shpërndarë, aq më i vogël numri i familjeve përfituese. Me një fjalë, sikurse me dy dëmet e tjera edhe me këtë, vet ligji punon që “puna” e tij të mos ketë produkt. Mirëpo, qeverisë shumë pak i intereson produkti praktik i punëve qeverisëse, asaj i intereson të këtë cfarë të thotë në shfaqjet e saj dhe ky ligj ja jep këtë mundësi.
STREHIM SOCIAL ME NJË LIGJ QË PËRJASHTON TË
VARFËRIT! Mapo, 25. 05. 2018
Nëse synon të vlerësosh
paraprakisht një ligj duhet të lexosh ‘Relacionin’ që e shoqëron këtë
draftligj. Ai është një dokument që duhet të shpjegojë teknikisht nevojën e
shoqërisë, qëndrimin politik që e ushqen, rrugët për të arritur ato synime që përmbushin
nevojën shoqërore dhe kostot financiare për ta zbatuar këtë ligj. Në cdo rast,
‘Relacioni’ shkruhet teknikisht. Ligji mund të jetë i majtë apo i djathtë, në
raport me qëndrimin politik mbi të cilin është hartuar, por kurrësesi
relacioni! Kjo është arsyeja pse një administratë përbëhet nga segmente të
diferencuara politike dhe teknike. Por le të pranojmë se, sikurse shumëcka të
deformuar në këtë vendin tonë, edhe administrata teknike mund të jetë e
politizuar. Mirëpo në asnjë rast nuk duhet të tolerojmë që, ‘administrata
teknike e politizuar’ të jetë edhe demagogjike! Sepse të tillë e perceptova
administratën e Rilindjes Urbane, ndërsa fillova të lexoj relacionin e ligjit
‘Për Strehimin Social’!
Që në paragrafin e parë
të këtij dokumenti me 27 faqe, ndjeva se ligji nuk do ishte vetëm majtist përderisa
‘shpenzimet publike’ i konsideronte ‘investime’, por edhe demagogjik përderisa edhe
teknikët e administratës besonin se ‘për
herë të parë në më shumë se 25 vjet po hartohen politika sociale konkrete’.
Fatkeqësisht, ndjesia mu konfirmua plotësisht nga ligji. Në përfundim të
leximit të tij kuptova se: jo vetëm qëndrimi politik mbi të cilin ishte draftuar
ishte i gabuar dhe vet ligji dëmtonte adresimin e cështjes; porse asnjë nga të
gjashtë programet e tij nuk i përfshinte të varfërit. E thënë thjesht, programet
që duhet të shërbenin si instrumente nëpërmjet të cilave shoqëria të ndihmonte
një pjesë të saj, në pamundësi ekonomike, përjashtonin nga mundësitë konkrete
për të përfituar pikërisht këtë pjesë të shoqërisë. Duket si pohim i pakuptimtë
dhe i pamundur për të qënë i vërtetë, por le ti analizojmë të gjashtë programet
sociale një e nga një.
Programi që për mua ka
edhe vlerën më të madhe quhet ‘banesat me
qira’ dhe nënkupton krijimin dhe shpërndarjen e një stoku banesash në
pronësi e përdorim publik. Mirëpo, vet programi minimizon mundësitë praktike që
një familje e varfër të adresoj nevojën për strehim. Së pari, duke pranuar që
20% e familjeve përfituese mund ti përkasin shtresës së mesme të qytetit, dhe
së dyti duke përcaktuar se niveli i qirasë duhet të mbulojë kostot e shumta të
krijimit të kësaj pasurie deri në nivelin mesatar të qirasë në tregun e lirë. Po
a ka të varfër që e përballon nivelin mesatar të qirasë? Nëse po, nuk është i
varfër. Programi ‘për përmirësimin e
kushteve të banesave ekzistuese …’, gjithashtu, është një program i
trashëguar nga praktikat e mëparshme. Mirëpo, nëse programi i parë përjashton
vetëm shtesën e varfër, ky program për shkak të konfuzionit të brendshëm përjashton
cdo shtresë, sikurse e vetmja praktik e 2008-ës na dëshmon.
‘Programi i banesave me kosto të ulët’ është tallja më e madhe që
mund ti bëhet një shoqërie dhe kontributeve që ajo jep në ndihmë të një pjese
të varfër të saj. Ky program që ka startuar që prej vitit 2007, nuk mund të
përfshijë të varfërit për shkak të kushtëzimit të tij se, përfituesi duhet të
disponoj 30% të vlerës së apartamentit në treg të lirë dhe pastaj të paguaj
këstet që mbeten skllavëruese të kredisë. Më keq akoma, ky program i përdor
paratë e taksapaguesve për të privilegjuar të pasurit e industrisë së ndërtimit
dhe të bankave, për të shitur apartamente dhe dhënë kredi me vlerën e tregut të
lirë. Programi ‘për zhvillimin e zonës me
qëllim strehimin’ është quajtur para 2013-ës ‘për pajisjen e truallit me infrastrukturë’, dhe as atherë e as tani
nuk mund të përfshijë të varfërit. Gjithcka që ai merr përsipër, si: trualli;
projekti dhe infrastruktura, zënë 30% të kostos së ndërtimit dhe asnjë i varfër
nuk mund të përballoj 70% -shin tjetër.
Dy programet e tjera që
ligji ‘Për strehimin social’ prezanton janë programe të reja. Ato dhe
dispozitat e ligjit që janë shkruar për të kënaqur synimet centralizuese,
populiste, demagogjike, fasadiste dhe propogandistike të qeverisë, janë arsyet
pse ky ligj u paraqit si i ri dhe jo si një amendim i të vjetrit. Mirëpo, edhe
këto dy programe nuk sjellin asnjë risi në ndihmë të familjeve të varfëra. Për
më tepër, ato nuk kanë lidhje me strehimin social sepse ju përkasin fushës së
veprimit të Ministrisë së Brendshme. ‘Programi
i krijimit të banesave të përkohëshme’ është qartësisht një program i
emergjencave civile, kurse ‘programi i
banesave të specializuara’ ka lidhje në përgjithësi me mbrojtjen e
viktimave të trafikimit apo të dhunës në familje. Në mbyllje, një gjë mund ta
themi me siguri për programet e këtij ligji: paratë e taksapagueve shqiptar
mund të shkojnë kudo, por në asnjë rast për të ndihmuar të pastrehët që vërtet
kanë nevojë për ndihmë.
Comments
Post a Comment