Posts

Showing posts from September, 2018

QEVERIA RAMA DHE ARSIMI

SHKOLLA ME USHQIM! Mapo, 24. 01. 2018 Informacionin se qeveria ka ndërmend të ndryshoj strukturën mësimore në mes të vitit shkollor e morra nëpërmjet një njoftimi në facebook. Luftën midis të besuarit të një statusi në media sociale apo një anekdode të tillë qeverisëse, në fillim e fitoi kjo e dyta. Mirëpo e kisha gabim, qeveria jonë nuk ka më limite. Qasjet e saj fashiste që ushqehen nga mishela e karburanteve më toksike në botë, mund të kapërcejnë cdo kufi. Prandaj e fala veten për skepticizmin, por jo për paaftësinë në arsyetim. Qeveria jo vetëm synon të ndryshoj strukturën mësimore në mes të vitit duke bashkuar mekanikisht dy orë të të njëjtës lëndë pa llogaritur impaktin e kësaj në mësimdhënie, por edhe ka vendosur që aktiviteti në shkolla përvecse arsimor të ketë edhe karakter emancipues shoqëror. Konkretisht, në shkurt starton në 20 shkolla të 5 bashkive projekti ‘të bëjmë detyrat e shtëpisë’, i cili kërkon të ushqejë nxënësit dhe ti mbaj ata nëpër shkolla deri në orën 1...