QEVERIA RAMA SI QEVERI FASHISTE!
DREJT FASHIZMIT?! Mapo, 02. 02. 2015 Një nga tezat më të përdorura, nga z. Rama në fillesën e tij si politikan, ishte etiketa ‘se ai nuk ishte një politikan’. Shumëkush e lexonte këtë, si një mënyrë për të krijuar një diferencë mes tij dhe gjithë politikanët e tjerë, porse ka një arsye më tepër. Kur Partia Socialiste e emëroi ministër dhe më tej e kandidoi për Kryebashkiak, papritur z. Rama e gjeti veten në një “stan” për të cilin nuk kishte lënë akuzë e ofendim pa bërë, vetëm pak vite më parë. C’ka e vendoste në një pozicion të vështirë moral përpara publikut, e vecanërisht votuesit të majtë. Në përgjigje të kësaj, z. Rama shpiku dhe përdori masivisht konceptin e ‘po bëj politikë por nuk jam politikan’. Imagjinoni sikur në fillim të një ndërhyrje kirurgjikale mjeku të të thotë “unë do të operoj por nuk jam kirurg”! Shqetësuese! Sidoqoftë, gjërat evoluan dhe z. Rama nuk mund të përdorte të njëjtin argument kur u bë Kryetar i “stanit socialist”. Në këtë pikë i erdhi në ndihmë ‘Rruga e...