Posts

QEVERIA RAMA SI QEVERI FASHISTE!

DREJT FASHIZMIT?! Mapo, 02. 02. 2015 Një nga tezat më të përdorura, nga z. Rama në fillesën e tij si politikan, ishte etiketa ‘se ai nuk ishte një politikan’. Shumëkush e lexonte këtë, si një mënyrë për të krijuar një diferencë mes tij dhe gjithë politikanët e tjerë, porse ka një arsye më tepër. Kur Partia Socialiste e emëroi ministër dhe më tej e kandidoi për Kryebashkiak, papritur z. Rama e gjeti veten në një “stan” për të cilin nuk kishte lënë akuzë e ofendim pa bërë, vetëm pak vite më parë. C’ka e vendoste në një pozicion të vështirë moral përpara publikut, e vecanërisht votuesit të majtë. Në përgjigje të kësaj, z. Rama shpiku dhe përdori masivisht konceptin e ‘po bëj politikë por nuk jam politikan’. Imagjinoni sikur në fillim të një ndërhyrje kirurgjikale mjeku të të thotë “unë do të operoj por nuk jam kirurg”! Shqetësuese! Sidoqoftë, gjërat evoluan dhe z. Rama nuk mund të përdorte të njëjtin argument kur u bë Kryetar i “stanit socialist”. Në këtë pikë i erdhi në ndihmë ‘Rruga e...

RILINDJA DHE VIRUSI KORONA

LEJE QEVERISËSE PËR TË DALË NGA SHTËPIA! Liberale, 30. 03. 2020 Ndërsa u përmbyll java e tretë e izolimit, shqiptarëve do ju duhet të marrin leje nga qeveria për të bërë blerjet e ditës. Pra, duhet të shkruajnë elektronikisht një kërkesë, dhe vetëm pas aprovimit do të mund të dalin për të blerë ushqime apo ilace. Shumë nuk e kanë pritur mirë këtë strukturë të re të jetës urbane, por pakkush shprehet qartë. Shpesh herë ngjan sikur kundështia është thjesht inatçore, meqë shtrëngimi është vendosur nga një kryeministër që urrehet gjerësisht nga publiku. Dy janë qëndrimet racionale për këtë shtrëngim ndaj lirive të individit, nëse e zhveshim nga qëndrimet: kundër, vetëm ‘se e thotë satrapi’;  dhe pro, vetëm ‘se e thotë Prijësi’. I pari është dakortësia me kufizimin, mbi argumentin ‘se vetëm të izoluar mund të luftojmë koronavirusin’; kurse i dyti është kundështia, mbi argumentin ‘se shtrëngimi nuk është i domosdoshëm, sepse individi është vet i përgjegjshëm’. Në fakt këtu ndahen...

REPUBLIKA E RE

E JONA ‘REPUBLIKË E RE’! Mapo, 08. 06. 2017 Në protestën e 13 majit shkova me kënaqësi. Njerëz të rëndësishëm të PDs më kishin njoftuar se z. Basha do shpaloste tezat e tij për ‘Republikën e Re’, dhe unë si i apasionuar pas kësaj teme, nuk kisha sesi t’ja mohoja vetes këtë kënaqësi. Fatkeqësisht, ajo që dëgjova: ‘ Republika re do t’i kthejë klasës së mesme me taksën 9%, dinjitetin … nga mosha 5 deri 18 vjeç do të ketë ushqim falas në shkolla … pensionin 250 mijë lekë në muaj … stazhet e punës për studentët prej 200 mijë lekësh në muaj … do injektoj 1 miliardë euro në ekonomi  …  do të paguajë faturat e energjisë deri në 300 kilovat dhe faturat e ujit për konsum familjar … subvencione 100 milionë euro për bujqësinë …pronat do të kompensohen me çmimin evropian’,  ishte zhgënjyese! Një kaskadë premtimesh populiste, që në rastin më të mirë mund të sigurojnë një rotacion politik, por nuk mund të prodhojnë një ‘Republikë të Re’! Ajo duhet të ndërtohet ‘nga qytetarët dhe p...