REPUBLIKA E RE
E JONA ‘REPUBLIKË E RE’! Mapo, 08. 06. 2017
- ‘Republika e Re’ duhet të rikonceptojë marrdhënien qytetar-qeverisje!
Shoqëria shqiptare pas 27 vjetë ecejakesh me shumë kthesa, në atë që e quajmë tranzicion, ka nevojë për një qasje tjetër ndaj organizimit të saj politik e institucional. Për një qasje shumë më të thjeshtë, më të qartë dhe më racionale në marrdhënien individ - shoqëri - shtet. Sot midis qytetarëve dhe qeverisjeve ka një hendek shumë të gjerë e të thellë, që duhet mbushur me shpejtësi dhe pa keqkuptime të reja. Kjo, së pari, nënkupton një përcaktim të ri se cfarë shoqëria i ngarkon qeverisjeve, si fushë të veprimtarisë së tyre. Kështu ndodh në demokraci ku janë qytetarët që ndërtojnë qeverisje dhe jo qeverisjet që edukojnë ata. Sepse, duket se qeverisjet tona nuk i njohin kufizimet tyre. Mjafton të fitojnë zgjedhjet dhe vetngarkohen me pushtete e funksione gjithfarësoj, ndërsa nuk kryejnë as ato më baziket. Më tej, këto funksione qeverisëse ndahen propocionalisht midis dy a tre niveleve qeverisëse (kombëtare dhe vendore), në mënyrë të tillë që ushtrimi i tyre të mos prodhojë keqqeverisje për qytetarët apo konflikt juridiksioni.
- ‘Republika e Re’ duhet të rikonceptojë marrdhënien qytetar-politikë!
Në këtë tranzicionin tonë të gjatë, duket se kemi toleruar edhe një keqkuptim të madh: atë të unifikimit të politikës me partinë. Si rrjellim logjik, cdo gjë politike duhet të vij nga partitë duke përjashtuar intelektualët dhe platformat e tyre nga kontributi në politikë! Për më tepër, vet partitë nuk garojnë mbështetur në qasje programore konkuruese, dhe kjo e bën të pa nevojshëm përthithjen e këtyre platfomave në diskursin e tyre politik dhe mbartësve të këtyre platformave në strukturat partiake. Janë këto dy arsye që drejtojnë në formësimin e partive si bashkësi njerëzish besnik ndaj kryetarit, i cili mban edhe monopolin e promovimeve e karrierave politike. Është kjo mishelë që prodhon cdo 8 vjet ciklin vetpërsëritës: zhgënjim nga realiteti qeverisës; rotacion me votë kundër tij; dhe keq qeverisje deri në zhgënjimin e radhës. Prandaj, ajo që na duhet është braktisja e modelit të përfaqësimit politik nëpërmjet premtimeve dhe përqafimi i modelit të përfaqësimin nëpërmjet projekteve të dakortësuara midis politikanit dhe qytetarit.
- ‘Republika e Re’ duhet të rikonceptojë marrdhënien qytetar-pronë!
Ajo që duhet të kuptojmë, pas 27 vjetësh demokraci pa qytetar dhe treg pa konkurencë, është se kapitalizmi nuk ndërtohet dot nga kuptime dhe praktika bolshevike. Sot të drejtat dhe detyrat si shtetas i ushtrojmë në një sistem mostër të krijuar nga bashkimi i komunizmit me kapitalizmin. Themelet e këtij skeleti të frikshëm duhet ta kërkojmë te tre ligjet bazike të pronës së paluajtshme: ligji 7501/’92 për tokën bujqësore; ligjin 7652/’92 për privatizimin e stokut të banesave; ligji 9482/’06 për legalizimet! Gjithcka tjetër rrjell për konseguencë prej tyre, dhe në këtë kuptim, këtu duhet ta startojmë rimodelimin e kapitalizmit tonë. Rishikimi i plotë dhe i thellë i tyre nga një qasje morale, sot është shumë më i vështirë dhe më i dhimbshëm se në vitet kur u miratuan, por na siguron që kapitalizmi dhe demokracia jonë të hyjnë në shina perëndimore dhe kushtetuese. Kjo është zgjidhja e vetme, edhe për të kthyer te shoqëria respektin për pronën e kapitalizmin, dhe për ta shpëtoj atë dhe ekonominë kombëtare nga një borxh miliarda dollarësh!
- ‘Republika e Re’ duhet të rikonceptojë marrdhënien qytetar-ekonomi!
Në tranzicionin 27 vjecar, faturën negative të bilancit tregtar na i kanë mbuluar pjesërisht vëllai i madh BE, pjesërish borxhi që kemi marrë kudo ku na kanë dhënë, dhe vecanërisht remitancat! Sot, të treja këto burime kanë shteruar, dhe ajo që duhet të bëjmë është të ndërtojmë një model ekonomik. E vetmja mundësi prosperiteti që kemi është të bëjmë bashkë tre kolonat e zhvillimit: burimet natyrore e territoriale; burimet njerëzore; dhe burimet financiare, dhe të prodhojmë! Të mos dëgjojmë brockullat e partive, që cuditërisht ofrojnë të njëjtin model, atë të uljes së taksave si mënyra e vetme e rritjes së punësimit dhe ekonomisë. Ulja e taksave jo domosdoshmërisht përkthehet në investime të huaja. Këtë mund ta vërtetojmë që sot. Pse nuk ri-investohen këto kapitale që akumulohen nga bisnesi ekzistues por të gjitha largohen jashtë shtetit apo përdoren për blerje luksi?! Përgjigjja ime modeste është: Shqipërisë i mungon dhe i nevojitet një model i ri ekonomik që ti përthithi në formë investimi këto kapitale dhe të tjera potenciale nga jashtë.
Modeli i synuar nëpërmjet këtyre dy instrumentave do na drejtojë në dy nivele zhvillimi. Së pari do na sigurojë që prodhimi bujqësor e blegtoral të arrijë tregun, nëpërmjët përpunimit, gjatë gjithë vitit. C’ka do furnizoj tregun me produkte bazike ushqimore vendase, por edhe incentivojë shtrirjen dhe intensifikimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Së dyti do zhvillojë parqe turistike dhe industriale, si mundësia më e mirë për të grupuar impjante prodhuese apo turistike me synim rritjen dhe punësimin në shkallë të gjerë. Këto dy rrugë janë propozimi modest i një planifikuesi territorial për ndryshimin e balancës tregtare dhe shpërndarjen e rritjes në cdo familje shqiptare. Ekspertë sektorialë mund dhe duhet të kenë propozimet e tyre, ndërkohë që klasa jonë partiake nuk mund të dali nga populizmi. Për ta, ne jemi thjesht konsumatorë të modelit të tyre ekonomik: ndërtimi dhe shitja e njësive të banimit e shërbimit në kullat e Durranës dhe Bulevardit të Ri.
ZGJEDHJE PA PROJEKT PËR PRONËN?! Mapo, 21. 06. 2017
Shqipëria ka domosdoshmëri një ‘Republikë të re’, por nuk mund të ketë një të tillë pa zgjidhur cështjen e pronës.
Fushatës së zgjedhjeve po i vjen fundi. Shumë shpejt do marrim vesh jo vetëm kush do ta qeverisi Shqipërinë e katër viteve të ardhshëm, por edhe si ka ndikuar diskursi politik i partive garuese në këtë fakt të pashmangshëm. Ajo që të alarmon është mungesa e propozimeve për zgjidhje të një nga cështjet më të rëndësishme që mban pezull shumëcka në këtë vend. Cështja e kthim-kompensimit të pronësive të paluajtshme të shtetëzuara nga sistemi komunist, dhe që nuk u adresua kurrë shterueshëm në këto 27 vjet. I vetmi artikulim është ai i z. Basha në protestën e 13 majit, sipas të cilit e tija ‘Republikë e Re do ti kompesonte pronat me vlerë Europiane’! Sigurisht që shumëkujt mund ti ketë pëlqyer kjo “zgjidhje”, porse për mua nuk është gjë tjetër vecse një shkallë më e lartë e talljes së klasës partike me qytetarët. Gjë, që thërret nevojën e kontributeve për propozime racionale, dhe që modestisht do bëjmë në këtë shkrim të opinionit.
Le ta nisim me ligjin 7501 për tokën bujqësore. A mundet që pas 27 vjetësh të vazhdohet me një rregullim të tillë ligjor? Ta lëmë Kushtetutën, me të cilën bie në kundështim të hapur, por a është koherent në konteksin e sotëm ky ligj pasi rreth gjysma e përfituesve prej tij janë sot në qytet apo në emigracion? Sepse këtu starton problemi në praktikë dhe këtu duhet të nisi argumentimi për një zgjidhje të moralshme dhe gjithëpërfshirëse. Shikoni statistikat e censusit të 2011. Sot raporti banor në fshat me banor në qytet është barazuar. Le të flasim me shifra: nëse në 1991 raporti ishte 30 me 70%, sot ky raport është 50 me 50%, c’ka indikon që një pjesë e madhe e përfituesve nga ky ligj kanë ardhur në qytet. Dhe po të shtojmë këtu familjet që kanë migruar në qytetet shqiptare apo jashtë vendi dhe nuk janë hequr nga regjistrat vendor, konteksi ‘i takon atij që e punon’ bëhet i paqënë. Dhe ky fakt të mundëson dhe detyron që ligji të rishikohet nga themeli.
Vazhdojmë me ligjin 7652 për privatizimin e stokut të banesave, që gjithashtu bie në kundështi me Kushtetutën! A është e domosdoshme që taksapaguesit shqiptar të paguajnë shpronësimin e tokës urbane që privatizuesit e rreth 230 mijë banesave të kenë në bashkëpronësi edhe truallin e ndërtesës!? Një nga elementët e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit e cila as sot nuk është e regjistruar si pronë, sepse kaq vlerë ka për Shtetin dhe për pronarët e rinj. Ndërsa për pronarët e vjetër, megjithëse përkohësisht ju cënohen tagrat e pronësisë (të drejtat e përdorimit), është dinjitet i kthyer. Kanë pritur 70 vjet, dhe nëse do të përfitonin nga rizhvillimi në një kohë të dytë, mund të presin edhe ca të tjerë. Prandaj, ky ligj duhet rishkruar mbi këtë moral të ri. Asgjë e keqe nuk na vjen nga kjo. Më e pakta e sigurtë ndërtesa nuk bie, por në të kundërt shoqëria shpëton nga një përshtjellim i panevojshëm moral me ngarkesa të mëdha financiare për buxhetin publik.
Shkojmë më tej, te ligji 9482 për legalizimet! Dhe nëse nuk gjeni pyetje, përgjigjuni pyetjes publike se cfarë lidhje ka legalizimi i një objekti të ndërtuar pa leje me shtetëzimin e trojeve nga pronari legjitim dhe privatizimi në favor të ndërtuesve paleje? Nuk ka asnjë lidhje. Legalizim do të thotë njohje dhe regjistrim nga shteti i pronësisë së krijuar në rrugë joligjore. Kurse trualli i ndërtimit nuk është i tillë, por ka qënë aty që në krye të kohërave. Shtetëzimi i tyre dhe më pas kalimi në pronësi të dikujt tjetër nuk është Kushtetues. Kur një transaksion pronësor përfshin dy individë privat, ai kurrsesi nuk ka lidhje me interesin publik, dhe Shteti nuk ka lidhje me të. Atherë, pse u dashka që shoqëria shqiptare të paguajë diferencën e faturave të shtetëzimit dhe riprivatizimit? Më shumë akoma, pse u dashka që taksapaguesit fukarenj shqiptarë të mbajnë me rroga, zyra e shpenzime të tjera ca qindra burokratë në institucione të dedikuara kësaj cështje?!
Deri në këtë moment kemi folur për një vlerësim statik të kësaj cështje, por ajo ka edhe dimensionin dinamik të saj. Dimensionin e rizhvillimit të këtyre pronësive të paluajtshme. Shumë ndërtesa banimi janë prishur për tu zëvendësuar me të reja dhe të tjera do të përfshihen dekadat e ardhshme në procesin e ribërjes urbane. E njëjta me tokën bujqësore ku janë zhvilluar apo do zhvillohen infrastruktura e struktura kombëtare apo rajonale. Përfitimet nga këto procese po i marrin pronarët e rinj, ndërsa kostot po i paguajnë dy herë taksapaguesit shqiptar. Një herë për të shpronësuar pronarët legjitim dhe njëherë tjetër për të shpronësuar pronarët e krijuar nga këto ligje. Kjo thyesë ka mundësi për thjeshtimin që na drejton te zgjidhja e domosdoshme. Zgjidhje e cila dëmton vetëm kastën, e cila këto ligje i ka përdorur për të kënaqur militantët dhe klientelat që nga ngastra e bukës së mbijetesës deri te “legalizimi” i trojeve të vilave në bregdet.
ZGJEDHJE PA PARTI IDEOLOGJIKE DHE PROGRAMORE?! Mapo, 30. 06. 2017
RIKONCEPTIM I QEVERISJEVE ËSHTË NJË DOMOSDOSHMËRI! Mapo, 12. 07. 2017
Si asnjëherë tjetër në këto vite, që të nesërmen e ditës së zgjedhjeve u kuptua se kush ishte fituesi e kush humbësi i tyre. U deshën pak ditë më shumë që ky rezultat i pritshëm të merrte formë të plotë zyrtare. Lista Basha humbi drastikisht zgjedhjet, dhe bashkë me të ra edhe ‘Republika e Re’ e tij. E kam fjalën për ‘Republikën e Re’ të premtimeve populiste e socialiste që z. Basha dhe ‘ekipi i tij fitues’ i shfaqi në premierën e 13 majit dhe i përsëriti shumë herë përgjatë fushatës elektorale. E kam fjalën, gjithashtu, për atë ‘Republikë të Re’ ku ‘e vjetra shëmbet, kohët ndryshojnë, një jetë e re lulëzon gërmadhash’ e huazuar nga një hartim i komunistit 15 vjecar Qemal Stafa, që më vonë u kthye në himnin e shkatërimit komunist të cdo gjëje tradicionale dhe patriotike. Por kurrsesi, nuk e kam fjalën për tonën ‘Republikë të Re’, që as premton e as shkatërron, por rikoncepton e rikontrukton shtyllat më të vjetëruara të Republikës që kemi.
ZGJEDHJE PA TË DJATHTË! Mapo, 15. 06. 2017
Shqipëria ka domosdoshmëri një ‘Republikë të re’, por nuk mund të ketë një të tillë pa një model të ri ekonomik.
Shqipëria ka domosdoshmëri një ‘Republikë të re’, por nuk mund të ketë një të tillë pa një model të ri ekonomik.
Fushata për zgjedhje politike (nëse mund ti quajmë të tilla), ka mbërritur këto ditë në pikën e ngopjes informative. Sot të gjitha partitë pjesmarrëse i kanë shpalosur plotësisht ofertën politike që kanë për votuesin. Ato kanë prezantuar, të detyruara nga ligji, listën e kandidatëve për deputet, por edhe premtimet bazë nëpërmjet të cilave synojnë të fitojnë besimin qytetar. Për listat e kandidatëve nuk dua të zgjatem, edhe sepse interesi i këtij shkrimi janë premtimet. Nëse i vëzhgon me kujdes ato (premtimet), qoftë edhe pa ndonjë impenjim të vecantë, dallon me lehtësi se të gjitha partitë janë fokusuar te rishpërndarja e të hyrave publike. Me një fjalë, kanë shpjeguar se cfarë do bëjnë me paratë’ që do mbledhin nga doganat, tatim-taksa dhe borxhet që do marrin në emrin tonë. Të gjitha partitë, pa asnjë përjashtim, premtojnë se do bëjnë namin me ‘ndihmën e shtetit’ që do ti ofrojnë familjeve në nevojë, bile edhe atyre që nuk kanë nevojë fare!
Në vlerësimin tim modest, nuk ka ndodhur ndonjëherë në 27 vjet zgjedhjesh pluraliste një ofertë kaq shumë e unifikuar mes vetes (partitë) dhe vecanërisht me populizmin dhe demagogjinë majtiste. Por mbi të gjitha, kaq shumë e shkëputur nga nevoja reale të ekonomisë Kombëtare për prodhim vendas. Që nga koha e mbretërisë Shqipëria nuk ka arritur kurrë të jetë një vend ekonomikisht rentabël. Balanca tregtare (import-eksport) gjithmon ka qenë negative. Mbreti e zgjidhi këtë problem duke u futur në borxh te shoku i tij Musolini. Diktatori, si më jetgjati në qeverisje, e zgjidhi në tre faza: së pari nëpërmjet pasurive të armiqve të brendshëm; së dyti nëpërmjet vëllait të madh rus; dhe në fund ai kinez. Kur mbeti vëlla i vetëm, komunizmi shqiptar dha shpirt. Vdiq! Po kështu përgjatë tranzicionit, faturën negative të bilancit tregtar na i kanë mbuluar pjesërisht ndihma e huaj, pjesërish borxhi i huaj, dhe vecanërisht remitancat nga jashtë.
Premtimi i vetëm i djathtë, që gjithashtu është plotësisht i unifikuar te të gjitha ofertat politike të të gjitha partive, është kryepremtimi i uljes së taksave. Premtim ky, që jo vetëm shpjegon sa populiste dhe demagogjike janë premtimet e tjera socialiste, por edhe që nuk prodhon asgjë. Është e vertet që ulja e taksave potencion rritjen propocionale të konsumit, por në asnjë rast nuk mund të konsiderohet një akselerator i investimeve të bisnesit të brendshëm apo të huaj për të rritur prodhimin kombëtar dhe punësimin në shkallë të gjerë. Për të na kundështuar këtë tezë mjafton të na tregojnë ku janë ri-investimet e kapitaleve të akumuluara nga bisnesi ekzistues, që prodhon rritjen 3.5% në vit. Nuk kanë cfarë të na tregojnë, sepse vetëm në 2016 janë larguar për në vendet ku ka model ekonomik që përthith kapitale për investim 700 milion euro (6% e GDPs). Ndër to edhe 400 milion dollar, që shqiptarët nuk kanë zgjedhur ti konsumojnë por ti kursejnë.
Prandaj, ajo që na duhet është një domosdoshmëri jetike për Kombin dhe Atdheun. Është projektimi i një modeli të ri ekonomik të mbështetur te prodhimi vendas, të bazuar te bërja bashkë e tre komponentëve bazik të rritjes ekonomike: burimet natyrore; burimet njerëzore; dhe burimet financiare. Instrumentat janë dy: aplikimi i një qasje të re të marrdhënies qytetar territor; dhe një kulture të re të zhvillimit territorial e urban. E para do të sigurojë një shpërndarje të balancuar të popullsisë nëpër territor, duke bashkuar burimet dinamike njerëzore me burimet e statike natyrore për ti konvertuar këto të fundit në produkte për tregun vendas dhe të huaj. Kurse e dyta, jo vetëm do të kontribuojë që ky zhvillim të jetë i qëndrueshëm dhe ndërbrezor, por edhe do të sigurojë që investimeve potenciale të mos i mungojnë njohuritë për lëndët e para, punëtori të kualifikuar dhe territore ekonomike për lokalizim dhe zgjerim të impjanteve prodhuese.
ZGJEDHJE PA PROJEKT PËR PRONËN?! Mapo, 21. 06. 2017
Shqipëria ka domosdoshmëri një ‘Republikë të re’, por nuk mund të ketë një të tillë pa zgjidhur cështjen e pronës.
Fushatës së zgjedhjeve po i vjen fundi. Shumë shpejt do marrim vesh jo vetëm kush do ta qeverisi Shqipërinë e katër viteve të ardhshëm, por edhe si ka ndikuar diskursi politik i partive garuese në këtë fakt të pashmangshëm. Ajo që të alarmon është mungesa e propozimeve për zgjidhje të një nga cështjet më të rëndësishme që mban pezull shumëcka në këtë vend. Cështja e kthim-kompensimit të pronësive të paluajtshme të shtetëzuara nga sistemi komunist, dhe që nuk u adresua kurrë shterueshëm në këto 27 vjet. I vetmi artikulim është ai i z. Basha në protestën e 13 majit, sipas të cilit e tija ‘Republikë e Re do ti kompesonte pronat me vlerë Europiane’! Sigurisht që shumëkujt mund ti ketë pëlqyer kjo “zgjidhje”, porse për mua nuk është gjë tjetër vecse një shkallë më e lartë e talljes së klasës partike me qytetarët. Gjë, që thërret nevojën e kontributeve për propozime racionale, dhe që modestisht do bëjmë në këtë shkrim të opinionit.
Le ta nisim me ligjin 7501 për tokën bujqësore. A mundet që pas 27 vjetësh të vazhdohet me një rregullim të tillë ligjor? Ta lëmë Kushtetutën, me të cilën bie në kundështim të hapur, por a është koherent në konteksin e sotëm ky ligj pasi rreth gjysma e përfituesve prej tij janë sot në qytet apo në emigracion? Sepse këtu starton problemi në praktikë dhe këtu duhet të nisi argumentimi për një zgjidhje të moralshme dhe gjithëpërfshirëse. Shikoni statistikat e censusit të 2011. Sot raporti banor në fshat me banor në qytet është barazuar. Le të flasim me shifra: nëse në 1991 raporti ishte 30 me 70%, sot ky raport është 50 me 50%, c’ka indikon që një pjesë e madhe e përfituesve nga ky ligj kanë ardhur në qytet. Dhe po të shtojmë këtu familjet që kanë migruar në qytetet shqiptare apo jashtë vendi dhe nuk janë hequr nga regjistrat vendor, konteksi ‘i takon atij që e punon’ bëhet i paqënë. Dhe ky fakt të mundëson dhe detyron që ligji të rishikohet nga themeli.
Shkojmë më tej, te ligji 9482 për legalizimet! Dhe nëse nuk gjeni pyetje, përgjigjuni pyetjes publike se cfarë lidhje ka legalizimi i një objekti të ndërtuar pa leje me shtetëzimin e trojeve nga pronari legjitim dhe privatizimi në favor të ndërtuesve paleje? Nuk ka asnjë lidhje. Legalizim do të thotë njohje dhe regjistrim nga shteti i pronësisë së krijuar në rrugë joligjore. Kurse trualli i ndërtimit nuk është i tillë, por ka qënë aty që në krye të kohërave. Shtetëzimi i tyre dhe më pas kalimi në pronësi të dikujt tjetër nuk është Kushtetues. Kur një transaksion pronësor përfshin dy individë privat, ai kurrsesi nuk ka lidhje me interesin publik, dhe Shteti nuk ka lidhje me të. Atherë, pse u dashka që shoqëria shqiptare të paguajë diferencën e faturave të shtetëzimit dhe riprivatizimit? Më shumë akoma, pse u dashka që taksapaguesit fukarenj shqiptarë të mbajnë me rroga, zyra e shpenzime të tjera ca qindra burokratë në institucione të dedikuara kësaj cështje?!
ZGJEDHJE PA PARTI IDEOLOGJIKE DHE PROGRAMORE?! Mapo, 30. 06. 2017
Shqipëria ka domosdoshmëri një ‘Republikë të re’, por nuk mund të ketë një të tillë pa parti që konkurojnë më projekte reformash të kuvenduara me qytetarët.
As këto zgjedhje nuk e realizuan ëndrën bazike të atyre qytetarëve, të cilët e presin demokracinë nga ndonjë ndërhyrje qiellore. E kam fjalën, presin t’ju vij nga qielli një udhëheqës i frymëzuar nga parime të ‘moralit të krishterë’. Ti dojë shqiptarët dhe Shqipërinë deri në vetmohim; të punojë natë e ditë për të mirën e të varfërve e tu mbaj dorën të fortëve; të mos u grabisi paratë publike e pronat private; ti pasurojë e të prodhojë të mira për ta, sic mund të na e përshkruante Nietzsche (Nice) një udhëheqës të tillë me arsyetimet e librit ‘Gjenealogjia e Moralit’. Për këtë fakt evident (ëndërdështimin) janë koshientë një pjesë e madhe e shqiptarëve, ndërsa pjesa tjetër do ndërgjegjësohet përgjatë këtij mandati qeverisës. Kështu ka ndodhur për 27 vjet, dhe kështu do vijojë përsa kohë e shohim cështjen e politikës si cështje të moralit individual të liderit dhe jo bashkëkuvendim , të partive dhe shoqërisë, për të konceptuar reforma ekonomike e shoqërore!
Sigurisht që, filozofi gjerman i shekullit të 19-të Friedrich Ëilhem Nietzsche nuk e shkroi librin e tij për të na treguar sesi moralisht duhet të jetë një lider. Ai e shkroi për të treguar se përqasja ndërkulturore është përqasja më e rëndësishme për të arritur në një përfundim të saktë. Sidoqoftë, nëse e huazojmë këtë tezë Niceane në shërbim të cështjes për të cilën po flasim, na del se të kërkosh ‘liderin më të ndershëm se të tjerët’ është një dështim i sigurt për një shoqëri. Sepse, si në dimensionin kohor edhe në dimensionin individual (të individëve që e përbëjnë), shoqëria nuk ka një moral të unifikuar. Cka e bën të pakuptimtë dhe jo produktive të kërkojmë liderin e premtim-mbajtës duke larguar liderët që na zhgënjejnë! Nga ana tjetër, nëse bëjmë një rezyme minimaliste të diskursit diferencues midis dy partive kryesore përfshirë partitë mbushëse (aleate) të tyre në këto 27 vjet, do dallojmë se të gjithë tezat e tyre nuk kanë asnjë lidhje me politikën.
Përjashto tezën antikomuniste të PDs 1991, të gjitha kanë qenë parapolitike apo jashtëpolitike. ‘Antikomunizmi’ dhe ‘antikorrupsioni’ kanë qenë tezat bazike, por në asnjë rast nuk krijonin diferencë politike midis partive. Secila parti, për 27 vjet, ka akuzuar të tjerat si komuniste e të korruptuara. Pjesa tjetër e ‘fushatës negative’ është dominuar nga ngjarjet më tragjike për kombin dhe vendin: firmat piramidale; vrasja e z. Hajdari; Gërdeci; 21 janari, të cilat gjithashtu nuk përmbanin asnjë thërmijë ideje sesi partitë mund ta ndryshonin për mirë ecurinë e shoqërisë. Mirëpo, ky diskurs jo vetëm ka prodhuar të kaluarën dhe të sotmen, por po na projekton edhe të ardhmen, sepse është ky diskurs që ka strukturuar partitë! Njësimi i politikes me partiaken duke mënjanuar nga politika tezat për zhvillim të intelektualëve, dhe diskursi populist i premtimeve parazgjedhore janë plotësuese në formësimin e partive si bashkësi njerëzish besnik ndaj kryetarit.
Kjo është mishela që prodhon struktura partiake të tejmbushura me njerëz që nuk kanë vetëdijen minimale politike. Është e kuptueshmë se në partitë ku pushteti kërkohet ‘se kundështari është më i keq’ dhe në struktura partiake ku karriera ndërtohet me besnikëri ndaj kryetarit dhe jo në besnikëri ndaj ideologjisë, njerëzit me besueshëri publike nuk i duhen kujt. Dhe në këtë kuptim të kërkosh ‘liderin më të ndershëm se të tjerët’ është një pamundësi e plotë shkencore. Kjo është arsyeja pse ka ardhur koha të braktisim këtë model dhe të ndërtojmë një të ri. Modelin e transferimit të sovranitetit nga i përfaqësuari te përfaqësuesi nëpërmjet projekteve me origjinë e frymëzim ideologjik dhe të dakortësuara mes palëve. Për të dhënë një shembull praktik sesi mund të funksiononte ky model, dhe përparësitë e implementimit të tij do vëzhgojmë premtimin më të cuditshëm, më të pamundshmin për realizim, por edhe më intriguesin në këto zgjedhje.
Premtimin se ‘fëmijët 5 deri 18 vjeç do të ketë ushqim falas në shkolla’, të cilin z. Basha e hodhi si fishekzjarr në qiellin e ‘Republikë së Re’. Le të anashkalojmë ideologjinë të dhe imagjinojmë për një moment që PD, në 44 muajt e opozitës, në vend të diskursit përsëritës e lodhës për koncensionet, kanabisin dhe cështje të tjera jashtë politike, të trajtonte këtë tezë. Në kuvendime të hapura t’ju shpjegonte qytetarëve se kush ishte problemi konkret; sesi ky projekt do ta adresonte atë pa krijuar të tjerë; se sa do të ishin kostot publike dhe përfitimet private e shoqërore të tij, dhe në këtë kuvendim të ishte e hapur për modifikime të projektit nga qasje alternative që mund të sillte publiku. Më tej, le ta shtrijmë këtë ushtrim te të gjitha premtimet elektorale. Përfundimi praktik do të ishte se qytetarët nuk do të shtrëngoheshin të votonin ‘timonierin’ apo ‘europianin’, por projektet e dakortësuara që tashmë do të ishin të tyret po aq sa të partive.
RIKONCEPTIM I QEVERISJEVE ËSHTË NJË DOMOSDOSHMËRI! Mapo, 12. 07. 2017
Shqipëria ka domosdoshmëri një ‘Republikë të re’, por nuk mund të ketë një të tillë pa rikonceptuar qeverisjet.
E kam fjalën për ‘Republikën e Re’ që si zgjidhje të vetme për këtë katrahurë ekonomike në të cilën vegjeton vendi ka ‘uljen e taksave’; por jo për atë që kërkon ndërtimin e një modeli të ri ekonomik me bazë prodhimin dhe me mbështetje burimet natyrore e territoriale të vendit. E kam fjalën për ‘Republikën e Re’ që vragën më të shëmtuar të demokracisë dhe kapitalizmit shqiptar, cështjen e pronave të shtetëzuara nga sistemi komunist e të mbajtura peng prej 27 vjetësh e “zgjidh” nëpërmjet ‘kompensimit me cmim europian’; por jo për atë që kërkon një qasje ku pronari i vjetër dhe pronari i ri përfitojnë të dy në propocion me kontributin nga proceset rizhvilluese, ndërsa taksapaguesit shqiptar lihen jashtë këtyre transaksioneve private. E kam fjalën për ‘Republikën e Re’ të partive si pronë e kryetarëve; por jo për atë të partive moderne me diskurs dhe veprim politik qartësisht të dallueshëm, ideologjike dhe me programe zhvillimi.
Sepse ky është ndryshimi mes ‘Republikës së Re’ Basha dhe ‘Republikë së Re’ të qytetarëve të lirë. Ndryshimi që origjinalizon te morali individual, dhe që mund ta huazojmë nga Imanuel Kanti kur argumentonte se një ‘individ i moralshëm është pikësëpari një individ i lirë, pra një individ i lirë që vepron jo në bazë të dëshirave dhe instikteve të tij parësore apo nën trysninë e presionit dhe forcës, por sipas vullnetit të tij të lirë, duke ndjekur atë rrugë që i ka caktuar vetes.' Nëse opozita zyrtare do kishte operuar me këtë moral, do kishte përthithur elektoratin e gjerë shqiptar që nuk kishte si ti pëlqente një qeverisje fasadiste, demagogjike dhe populiste. Sikurse qeverisja Rama, që për shtyllë kurrizore kishte centralizimin, në duart e saj, të funksioneve vendore të qeverisjes dhe braktisjen e punëve kombëtare, duke trajtuar Shqipërinë si një Republikë fasadash të drejtuar nga kryebashkiaku kombëtar dhe 61 drejtorët e tij lokal.
Është ky deformim që shtron, edhe një herë, domosdoshmërinë e rikonceptimit të qeverisjeve. Shoqëria shqiptare pas 27 vjetë ecejakesh me shumë kthesa, shpesh të pakuptimta dhe të pajustifikuara, ka nevojë për një qasje tjetër ndaj organizimit të saj institucional. C’ka nënkupton një përcaktim të ri se cfarë shoqëria i ngarkon qeverisjeve, si fushë të veprimtarisë së tyre. Duket se qeverisjet shqiptare nuk i njohin kufizimet tyre, ku spikat qeveria Rama, dhe në 27 vjet janë vetngarkuar me pushtete të reja ndërsa nuk kanë kryer as ato më baziket. Duhet kuptuar sa më parë se pushteti i takon qytetarit dhe është ky që i kalon pjesë të pushtetit të tij qeverisjeve. Kurse qeverisjet janë të detyruara të ushtrojnë vetëm atë pushtet që i është deleguar, sepse e kundërta do të ishte pushtim i hapsirave të lirisë së qytetarit. Prandaj, duhet të jetë detyra e parë e ‘Republikës së Re’ dimensionimi sa më i qartë dhe më i ngushtë i fushëveprimit të qeverisjeve.
Detyra e dytë është ndarja propocionale e pushtetit (fushëveprimit qeverisës) midis dy nivele të qeverisjes. Përderisa qytetari i kalon pushtet qeverisjeve, është më demokratike që ky pushtet të ushtrohet sa më afër tij dhe mundësisht me përfshirjen sa më të gjerë dhe më të thellë të tij. Fuqizimi i pushtetit vendor duhet të jetë një përparësi në procesin e ndarjes së funksioneve qeverisëse midis niveleve të ndryshme të saj. Janë këto dy detyra bazike të ‘Republikës së Re’ që kërkojnë ndërhyrje, për së pari, në ‘Pjesën e Pestë’ dhe ‘Pjesën e Gjashtë’ të Kushtetutës së Republikës. Dhe më tej, në dy ligjet specifike për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave dhe Qeverisjes Vendore. Në të kundërt, ëndra për një ‘Republikë të Re’ të qytetarit do mbetet në sirtarët e politikanëve me mëndësi bolshevike të partive populiste që na kanë drejtuar në këto 27 vite të tranzicionit të tej lodhshëm që nuk na coi kurrë në demokraci.
OLIGARKIA ËSHTË SËMUNDJA, ‘E JONA REPUBLIKË E RE’ ËSHTË TERAPIA! Mapo, 23. 04. 2018
Ka shumë përkufizime mbi dallimin mes poleve politike, por ajo që më pëlqen më shumë këto ditë është thënia se ‘të djathtët e shohin botën sipas termave i mirë vs. i keq, kurse të majtët sipas i pasur vs. i varfër’. Të djathtët i vlerësojnë veprimet individuale apo eventet sociale sipas një morali gjerësisht të pranuar nga shoqëria, kurse të majtët në koherencë me paradigmën e tyre ideologjike sipas të cilës shoqëria ndahet në dy klasa në antagonizëm mes tyre. Mirëpo përgjatë arsyetimit, megjithëse kalojnë nëpërmjet stacionit ‘i pasur vs. i varfër, edhe të majtët përfshijnë optikën e moralit përgjithësues të shoqërisë njerëzore ‘i mirë vs. i keq’. Si përfundim, mënyra sesi e vlerësojnë botën të majtët përfundon në termat ‘të varfërit e mirë vs. të pasurit e këqinj’, që fatkeqësisht edhe pas 25 vjetësh divorci me majtizmin ekstrem 45 vjecar, është edhe optika e shumicës së shqiptarëve që në të njëjtën kohë predikojnë se aspirojnë ekonomi të tregut të lirë!
OLIGARKIA ËSHTË SËMUNDJA, ‘E JONA REPUBLIKË E RE’ ËSHTË TERAPIA! Mapo, 23. 04. 2018
Ka shumë përkufizime mbi dallimin mes poleve politike, por ajo që më pëlqen më shumë këto ditë është thënia se ‘të djathtët e shohin botën sipas termave i mirë vs. i keq, kurse të majtët sipas i pasur vs. i varfër’. Të djathtët i vlerësojnë veprimet individuale apo eventet sociale sipas një morali gjerësisht të pranuar nga shoqëria, kurse të majtët në koherencë me paradigmën e tyre ideologjike sipas të cilës shoqëria ndahet në dy klasa në antagonizëm mes tyre. Mirëpo përgjatë arsyetimit, megjithëse kalojnë nëpërmjet stacionit ‘i pasur vs. i varfër, edhe të majtët përfshijnë optikën e moralit përgjithësues të shoqërisë njerëzore ‘i mirë vs. i keq’. Si përfundim, mënyra sesi e vlerësojnë botën të majtët përfundon në termat ‘të varfërit e mirë vs. të pasurit e këqinj’, që fatkeqësisht edhe pas 25 vjetësh divorci me majtizmin ekstrem 45 vjecar, është edhe optika e shumicës së shqiptarëve që në të njëjtën kohë predikojnë se aspirojnë ekonomi të tregut të lirë!
E bëra këtë parantezë për të shpjeguar se dy konceptet ‘i pasur’ dhe ‘i keq’(në konteksin aktual oligark), në fokusin e këtij shkrimi, nuk përputhen. Jo domosdoshmërisht duhet të jesh i pasur për të qënë oligark, mjafton të të jepet mundësia dhe të jesh i prirur të përdorësh instrumentat e shtetit për të përfituar në kurriz të shoqërisë, dhe bëhesh një i tillë. Pra, një i pasur mund të jetë edhe i mirë, sikurse një i varfër mund të kthehet në një oligark. Shembujt, e një emigranti në Itali me një mijë euro kursime dhe një zonje në Berat me një bar-kafe në pronësi, që morrën dhjetëra milion euro prej buxhetit publik të shëndetësisë në koncensione, e shpjegojnë shterueshëm këtë arsyetim. Thënë e pranuar këto, shoqëria shqiptare nëse e ka seriozisht aspiratën për demokraci dhe kapitalizëm, duhet të kuptojë se të pasurit në vetvete nuk armiqtë e saj. Armiqtë e saj janë individët, të pasur apo të varfër, që përdorin shtetin për të përfituar padrejtësisht në kuriz të saj.
Në këtë pikë të shkrimit preferoj të bëj një përkufizim të shkurtër teorik se cfarë është oligarkia dhe cfarë përfaqëson ajo. Leximet e mia modeste identifikojnë pesë tipe të ushtrimit të pushtetit qeverisës: monarkia; oligarkia; demokracia; republika; dhe anarkia. Fokusuar te oligarkia, mund të thuhet se ajo është një formë strukturore e ushtrimit të pushtetit në të cilën një grup njerëzisht ushtrojnë së bashku pushtetin ekonomik dhe politik në një vend të caktuar. Pa ndonjë ndarje midis sferës politike dhe asaj ekonomike, ky grup njerëzish që vendimarrin për fatet e vendit lartësojnë interesat individuale dhe të grupit të tyre mbi interesin e shoqërisë dhe i materializojnë ato në legjislacion, plane, programe dhe projekte qeverisëse. Kjo është oligarkia në kuptimin teorik; në kuptimin praktik është ajo që ju po përjetoni në përditshmërinë tuaj; kurse rruga e vetme potenciale për ta c’rrënjosur këtë tumor nga trupi i Atdheut, është ‘Republika e Re’!
Kur them ‘Republika e Re’ nuk e kam fjalën për atë që na u ofrua nga opozita zyrtare në zgjedhjet e fundit politike, dhe që nuk ishte gjë tjetër vecse rotacion brenda oligarkisë politike pa ndikuar oligarkinë ekonomike. E kam fjalën për ‘Republikën e Re’ të qytetarëve, e kam fjalën për ‘Tonën Republikë të Re’. E kam fjalën, për atë rikonceptim të Republikës që i jep zgjidhje kushtetuese, të moralshme dhe shteruese cështjes së pronave dhe që i pamundëson oligarkisë të shqyej dhe të përvetësoj copë territoriale të Atdheut. E kam fjalën, për atë ristrukturim të Republikës që projekton një model të ri të zhvillimit ekonomik të orientuar nga prodhimi dhe të mbështur në bashkimin e burimeve natyrore, burimeve financiare dhe burimeve njerëzore të Atdheut, dhe i pamundëson oligarkisë ta kthej shoqërinë në një turmë që jeton vetëm për të konsumuar demagogji televizive dhe produkte të importit në apartamentet e ndërtuara prej saj.
Kur them ‘Republika e Re’, e kam fjalën për atë riformatim të Republikës që përcakton qartë fushën e veprimtarisë së qeverisjeve, por edhe bën një ndarje të drejtë të funksioneve dhe kompetencave midis niveleve të saj për ta cuar pushtetin sa më afër qytetarëve, dhe për të penguar oligarkinë të grumbulloj pushtet të pakufizuar për të grabitur paratë dhe pronat publike. E kam fjalën, për atë ristart të Republikës që siguron ndërtimin dhe zhvillimin e partive ku individët mund të konkurojnë për poste partiake me ide politike, parti të cilat konkurojnë në zgjedhje lokale apo kombëtare me platforma të mbështetura në ideologji politike, dhe pengojnë oligarkinë ta kthej shoqërinë në një masë që voton qorrazi cdo tetë vjet për një rrotacion të të keqes më të madhe me asgjënë politike të të keqes më të vogël. Kur them ‘Republikë e Re’ e kam fjalën për Republikën e qytetarëve që e pastron trupin e Atdheut nga tumori oligarki.
DEMOKRACIA SHQIPTARE NUK ËSHTË DEFORMUAR NGA SISTEMIN ZGJEDHOR! Liberale, 20. 01. 2020
Tema e madhe e kodit zgjedhor dhe e sistemit zgjedhor ka marrë dominimin e debatin publik mbi demokracinë, kohët e fundit. Ndërsa para dy dekadash na mjaftonte të largoheshin nga politika Nano dhe Berisha, dhe shoqëria shqiptare do arrinte lumturinë; sot, duket, se do na mjaftonte ndryshimi i sistemit zgjedhor. Pas kësaj, ne shqiptarët duhet të fusim lugën në brez dhe të ecim përpara të lumtur drejt integrimit në BE. Mbështetësit e tezës se e gjithë situata politike, ekonomike dhe shoqërore zgjidhet nga ky ndryshim, ndahen në tre grupe kryesore.
Grupi i parë përbëhet nga “opozita e re”, të cilët kanë nevojë për një tezë të madhe për tu justifikuar. Pa hyrë në vlerësim e vendimit të partive opozitare për të dalë nga Kuvendi, mund të thuhet se ai ishte në përputhje me vullnetin e votuesve të tyre. Kështu që, atyre që e shkelën këtë vendim ju duhet një justifikim për të sotmen por edhe për të nesërmen e tyre në politikë dhe tema e madhe e ‘ndryshimit të sistemit’ është mënyra që kanë gjetur. Grupi i dytë janë një bashkësi njerëzish që nuk kanë nevojë të justifikojnë të sotmen, por të ndërtojnë të ardhmen e tyre të afërt në politikë. Këta mund të konsiderohen si etatistët e rinj, sepse i gjithë diskursi që i ka bërë faktor publik, mbështetet te teza e pakuptimtë se ‘të gjithë qeveritë e vendit kanë qënë të korruptuara, dhe zgjidhja është zmadhimi dhe fuqizimi i qeverisë’. Edhe këta janë të interesuar të ngulisin në mendjen e njerëzve konceptin ‘ndryshim sistemi’, por pa thënë se e kanë fjalën për sistemin zgjedhor apo atë politik. Nëse do e thonin hapur që ëndra e tyre finale është për tu kthyer në socializëm, të paktën do kishin qënë të ndershëm me veten. Ndërsa grupi i tretë, ai më masivi, përbëhet nga një spektër njerëzish që me të drejtë janë të raskapitur nga e sotmja politike dhe e vetmja gjë që duan të dëgjojnë është një ndryshim i thjeshtë politik që ju zgjidh brenda natës të gjitha hallet që kanë. Përshkak të indoktrinimit punist dhe etatist këta janë një preh e lehtë për propogandën e dy grupeve të para, që përditë e më shumë po unifikohen mes vetes.
Në fakt, cështja e sistemit zgjedhor nuk duhet të jetë fare cështje e popullit, por punë e partive! Janë partitë që kanë nevoje për rregulla për të garuar në zgjedhje, jo populli. Popullit i mjafton një proces votimi dhe numërimi që i garanton përkthimin e saktë të vullnetit të tij në politika zhvillimi. Mirëpo, partitë tona kanë vite që nuk merren me punët e popullit, që në fakt duhet të jenë politikat kombëtare të zhvillimit ekonomik, financiar, arsimor e kulturor, shëndetësor e infrastrukturor. Ato merren me punët e tyre dhe kjo e sistemit zgjedhor është një nga ato!
Sistemet zgjedhore, në kuptim të lidhjes së përfaqësuesit me të përfaqësuarit e tij në Kuvend, janë të ndryshme dhe kanë rendiment të ndryshëm, por shumë larg nga nevojat reale të sotme për përfaqësimit të saktë politik. Demokracinë dhe përfaqësimin politik, në një shoqëri ku individi shet votën e tij për ndonjë përfitim minimal apo e jep falas atë për vendin e punës në shtet të fqinjit apo kushëririt, nuk e ndihmon dot asnjë kod, përvecse atij të karakterit moral individual dhe respektit për veten dhe vulnetin tënd politik! Dhe meqë jemi duke folur për moralin individual, le të flasim edhe për moralin e antarëve të partive, sepse nuk është sistemi zgjedhor në vetveten që lejon kryetarët të bëjnë listat zgjedhore, por antarët që përbëjnë organizmat drejtuese të partisë, bile e gjithë antarësia. Në fakt, edhe deputetet e rinj, nëpërmjet një liste të tillë erdhën në Kuvend, por nuk i pengoi ky shkak të thyenin vendimin e partisë. Pra, edhe me këtë sistem zgjedhor, kush do të mbroj vullnetin e atyre që përfaqëson, mund ta bëj.
Cështja e vërtetë është mungesa e politikes dhe idelogjikes brenda partive, të cilat duhet të identifikojnë thelbin e halleve të vërteta të njerëzve dhe tju japin atyre zgjidhje me plane, programe e projekte konkrete. Duke qenë se parimet ideologjike dhe politike janë të ndryshme në parti të ndryshme, atherë edhe zgjidhjet e propozuara nga to janë të ndryshme; dhe në këtë kuptim, edhe për votuesin ka mundësi reale të përzgjedhi përfaqësuesin e duhur të vullnetit të tij në Kuvend. Në të kundërt, pra kur partitë nuk kanë asnjë ndryshim politik, nuk ka asnjë rëndësi si përzgjidhet kandidati nga partia apo deputeti nga populli? Ideologjia ndikon edhe në zgjidhjen e halleve të partive. Është mungesa e politikes dhe ideologjisë arsyeja e vërtetë edhe e kthimit të partive në banda të kryetareve. Sepse një bashkim vullnetar kërkon unitet, i cili: në rastin e partive pa ideologji kthehet në besnikëri ndaj kryetarit, fuqia e të cilit është instrumenti përbashkues drejt “rezimit” të kundështarit; kurse në rastin e partive ideologjike uniteti është ndaj vlerave, parimeve dhe ideve të partisë. Është ky bosht politik që detyron kryetarët të bëjnë listat e duhura dhe deputetët të respektojnë me përpikmëri vulnetin politik të votuesve të tyre.
Comments
Post a Comment