+ QEVERIA RAMA DHE PROJEKTI RILINDJA URBANE
ABSTRAKT Dimensioni i uzurpimit të fushëveprimit të qeverisë vendore nga Kryeministri vijon dhe përforcohet. Ai morri përsipër të zhvilloj një konkurs ndërkombëtar urbanistike për një zonë urbane në Vlorë ‘Lungomarren’. Ajo ishte thjesht një shfaqje që konsumoi më shumë kohë për t’i treguar publikut se sa të famshëm ishin antarët e jurisë dhe konkurentët sesa koha e ekspozimit të propozimeve konkuruese. Në ndihmë të këtij kuptimi publik ndihmoi shumë edhe mikëpritësja e kësaj shfaqje. Jo vetëm me performancën e saj artistike por edhe në mënyrë të drejtpërdrejt. Kur i ftonte konkurentët të dilnin ‘në skenë’. Përvec kësaj për konkursin ngrihen disa pyetje: 1-pse konkursi duhet të ishte ndërkombëtar? Nuk mund të ishte kombëtar? Nuk kemi urbanista shqiptar? Apo ata janë të paaftë për një përgjegjësi të tillë? 2-pse nuk u respektua ndarja e pushteteve? Kryebashkiaku ishet socialist! 3-mbi cfarë baze ligjore u organizua ky konkurs? Në kuptimin e procedurave të ndjekura për ta leju...