+ QEVERIA RAMA DHE PROJEKTI RILINDJA URBANE
ABSTRAKT
Dimensioni i uzurpimit të fushëveprimit të qeverisë vendore nga Kryeministri vijon dhe përforcohet. Ai morri përsipër të zhvilloj një konkurs ndërkombëtar urbanistike për një zonë urbane në Vlorë ‘Lungomarren’. Ajo ishte thjesht një shfaqje që konsumoi më shumë kohë për t’i treguar publikut se sa të famshëm ishin antarët e jurisë dhe konkurentët sesa koha e ekspozimit të propozimeve konkuruese. Në ndihmë të këtij kuptimi publik ndihmoi shumë edhe mikëpritësja e kësaj shfaqje. Jo vetëm me performancën e saj artistike por edhe në mënyrë të drejtpërdrejt. Kur i ftonte konkurentët të dilnin ‘në skenë’.
Përvec kësaj për konkursin ngrihen disa pyetje:
1-pse konkursi duhet të ishte ndërkombëtar? Nuk mund të ishte kombëtar? Nuk kemi urbanista shqiptar? Apo ata janë të paaftë për një përgjegjësi të tillë?
2-pse nuk u respektua ndarja e pushteteve? Kryebashkiaku ishet socialist!
3-mbi cfarë baze ligjore u organizua ky konkurs? Në kuptimin e procedurave të ndjekura për ta lejuar këtë veprim qeverisës por edhe për të siguruar barazinë e garuesve në një garë. Sepse janë para publike që u shpenzuan.
4-mbi cbazë ligjore u angazhua Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit? Sepse, duhet thënë, se Republika e Shqipërisë e ka një ligj që rregullon fushën e planifikimit të territorit, në të cilin përcaktohen detyrat dhe përgjegjësitë e këtij institucioni kombëtar.
Nga kjo shfaqje u cuditën edhe konkurentët. Të cilën në mbrojtje të emrit të tyre ndërkombëtar i bënë të ditur tre gjëra, popullit shqiptar:
1-Së pari, se paraqitja e tyre në këtë konkurs kushtëzohej shumë nga koha e shkurtër që kishin në dispozicion. Dhe në këtë pikë qeverisja kombëtare duhet ti thotë publikut, kush ishte axhaleja e një nxitimi të tillë?
2-Së dyti, se projektime të tilla nuk mund të bëhen pa planifikuar më parë në një shkallë më të gjerë. Dhe për këtë, qeverisja kombëtare duhet ti thotë publikut se, pse më parë nuk investoi në hartimin e planit vendor të bashkisë Vlorë apo të qarkut Vlorë?
3-Dhe së treti, se në projekte të tilla është e detyrueshme përfshirja dhe angazhimi i qytetarëve. Për këtë, qeverisja kombëtare, duhet të thotë shumë gjëra.
Projekti i ‘Rilindjes Urbane’ paraqitet si një shpërdorim i parave publike që në konceptim.
1- Projekti është antikushtetues sepse shkel autonominë e pushtetit vendor. Menaxhimi urban është ‘funksion i veti’ i qeverisë vendore që prej 2000. Gjithashtu bie në kundështi më Kartën e Autonomisë Vendore.
2- Kthen mbrapsht procesin e modernizimit të Shtetit Shqiptar, duke blokuar një nga qasjet baziken të modernizimit të Shtetit sikurse është procesi i decentralizimit të funksioneve qeverisëse, në përputhje më një nga parimet bazike të qeverisjes së mirë, subsiariteti (vendimmarrja sa më afër qytetarit).
3- Injoron shkencën e planifikimit territorial në dy parime bazike të saj: planifikimi gjithëpërfshirës sepse palët e interesuara janë lënë jashtë vendimmarrjes dhe planifikimi hirearkik sepse janë anashkaluar planifikimet territoriale dhe planifikimet urbane për të kaluar direkt te projektimi urban i këtyre japsirave qëndrore.
4- Dëmton policentrizmin e rajoneve urbane, në shkallën bashkiake, duke investuar në pikat më qendrore të qyteteve të reja (qendrat e bashkive qëndrore).
5- Projekti përforcon një nga karakteristikat më të shëmtuara të urbanistikës socialiste, atë të uniformitetit urban/arkitektonik. Nëse studion projektet ato janë kopi-paste të njëra tjetrës. Kjo dëmton avantazhet konkuruese të qyteteve ndaj njëra tjetrës sepse vret specifikën dhe specializimin e qyteteve.
6- Projekti është një shkall më e lartë e një kuptimi shumë të gabuar që elita vendimmarrëse, por edhe shoqëria shqiptare ka mbi qytetet. Kjo ka të bëjë me kuptimin sipas të cilit qytetet shqiptare kanë nevojë për projekte zbukuruese, për ndërhyrje në estetikën dhe vizualitetin e tyre. Elita politike dhe teknike i shikon qytetet shqiptare me të njëjtat probleme sikurse qytetet europiane.në faky, qytetet shqiptare kanë domosdoshmëri investime në projekte të infrastrukturave publike, në mënyrë që të evoluojnë nga fjetore kolektive e gjigande në qytetet normale.
7- Projekti përforcon pabarazi midis qëndrave të banuara të të njëjtës bashki të re. Nëse duhet ti gjejmë patjetër një aspekt pozitiv të ashtuquajturës Reformë Territoriale, atherë ajo është se duke bashkuar mekanikisht njësi të ndryshme monocentrike krijoi rajonë policentrike (në shkallë bashkie). Të cilat që në fillesë ishin në pabarazi mes tyre, porse me këto investime pabarazia e tyre u bë më e theksuar.
8- Projekti punon si një parakusht për krijimin e një qasje centrifugale të ribërjes urbane në vazhdim. Sikurse centrifuga e lavatrices i tërheq rrobat drejt qëndër së saj, edhe ky projekt do tërheqi investime dhe bisnese drejt pikës qëndrore të territorit ku këto investime janë kryer.
9- Ky projekt nuk maksimilizon përfitimet nga investimi i parave publike, sepse impakti i tij është me një cikël. Pra, në ndryshim me investime të tjera, këto para’ publike ngurtësohen këtu. Në të kundërt, këto investime do kërkojnë herë pas here para’ të tjera publike për tu mirëmbajtur.
10- Ky projekt nuk ka impakt të ndjeshëm në ekonominë lokale, sepse komponentët e ndryshëm të tij (dizain, supervizioni, ekspertiza teknike, elementët e mobilimit urban, materialet e ndërtimit) vijnë nga qytetet kryesore apo nga jashtë vendit.
11- Projekti ndikon negativisht edhe në tregun e pasurive të patundshme të bashkive. Nëse banesave, njësive të shërbimit apo shitjes me pakicë, në zonën e prekur nga ky projekt i fragmentarizuar u rritet vlera, zonave që nuk preket nga investimi ju ulet ndjeshëm. Sepse ky projekt nuk rrit aftësinë blerëse të banorëve por cilësinë e jetesës në një pikë të vetme të qytetit.
12- Projekti nuk ka ndikim në rritjen e avantazheve konkuruese të qyteteve shqiptare ndaj qyteteve të tjera të shteteve të rajonit apo më gjerë. Vet projekti tenton ti ‘bëj qytetet shqiptare si qytetet e vendeve të tjera të botës perëndimore’ dhe në këtë kuptim nuk shton arsye pse një turist i huaj ‘që jeton në qytetet e botës perëndimore’ do të vizitonte Shqipërinë.
DISA PIKËPYETJE MBI KONKURSIN NDËRKOMBËTAR ‘LUNGOMARE’. Mapo, 25.02.2014
Prej shumë javësh qeverisja kombëtare po zbaton një projekt lokal, prishjesh masive të ndërtimeve me dhe pa leje, në zonën bregdetare të jugut të Shqipërisë. Prishjet janë justifikuar me argumentin se pengojnë implementimin e një sërë projektesh të turizmit bashkëkohor. Por në asnjë rast, përtej retorikës, nuk janë shfaqur për publikun projekte konkrete që të justifikojnë këto aksione në territor. Të paktën deri në 21 shkurt, kur me organizimin e saj, u zhvillua konkursi ndërkombëtar ‘Lungomarre’në Vlorë. Në konkurs garuan propozimet e pesë studiove të përzgjedhura më parë nga 47 që ishin paraqitur me punime. Fituesi u shpall të njëjtën ditë nga një juri ndërkombëtare. Por, ndërsa që kemi një propozim fitues, c’ka është një gjë e mirë, kemi gjithashtu edhe një set pikëpyetjesh të cilat ngrihen mbi këtë konkurs ndërkombëtar, c’ka është një gjë e keqe. Duket se qeverisja kombëtare nuk e vrau mëndjen të jepte disa shpjegime publike. Për së pari, nuk ju sqarua publikut, i cili ka paguar për këtë konkurs dhe do të paguaj për implementimin e këtyre propozimeve fituese, se pse konkursi duhet të ishte ndërkombëtar? Nuk mund të ishte kombëtar? Nuk kemi urbanista shqiptar? Apo ata janë të paaftë për një përgjegjësi të tillë? Publiku shqiptar, shumë i interesuar për ngjarje të tilla projektuese nuk e mori një informacion të tillë. Sidoqoftë, nuk ishte kjo e vetmja pikëpyetje mbi legjitimitetin e konkursit.
Nëse do të qëndrojmë në kuptimin e koncetit ‘legjimitet’, duhet thënë se shoqëria shqiptare organizohet dhe funksionon, mbështetur në paradigmën e demokracisë përfaqësuese. Pra populli, ja ka kaluar trajtimin dhe vendimmarrjen mbi disa cështje dy trupave qeverisëse. Të cila ose i ka zgjedhur në mënyrë të dretpërdrejt, sikurse është rasti i qeverisjes lokale, ose nëpërmjet përfaqësuesve të vet në Kuvend, sikurse është rasti i qeverisjes kombëtare. Dhe në mënyrë që këto trupa të ushtrojnë aktivitetet e tyre qeverisëse, populli nëpërmjet përfaqësuesve të tij në Kuvend, ka miratuar ‘kontratën sociale’. Pra, Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Dhe qeverisjet janë të detyruara të veprojnë në përputhje me to. Mirëpo, në rastin e këtij konkursi, qeverisja kombëtare nuk i tha publikut se mbi cilën pjesë të kësaj ‘kontrate sociale’u bazua për organizimin e tij? Sepse duhet thënë se Republika e Shqipërisë nuk ka asnjë ligj që të rregullojë një veprimtari të tillë qeverisëse. Duhet thënë, gjithashtu, që Republika e Shqipërisë ka dy ligje që ndajnë përgjegjësitë qeverisëse për secilin nivel. Dhe ajo që populli ka vendosur, nëpërmjet përfaqësuesve të tij në Kuvend, është se detyra e administrimit të territoreve lokale është e qeverisjes vendore. C’ka na drejton në një pikëpyetje tjetër. Mos vallë qeverisja kombëtare, duke trajtuar cështje të tilla të menaxhimit territorial lokal, ka kaluar kufijtë e kompetencave që i janë dhënë? Qeverisja kombëtare nuk ja bëri të qartë publikut mbi c’bazë ligjore kreu një aktivitet të tillë, por shumë kush e kupton se konkursi ndërkombëtar u zhvillua në mungesë të plotë bazueshmërie ligjore. Në të njëjtën konteks jashtëligjore u gjend edhe Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit. Sepse, duhet thënë, se Republika e Shqipërisë e ka një ligj që rregullon fushën e planifikimit të territorit, në të cilin përcaktohen detyrat dhe përgjegjësitë e këtij institucioni kombëtar. Por asnjëra prej tyre nuk përkon me detyrat që kreu Drejtorja apo stafi i saj, përgjatë këtij konkursi. Ligji, gjithashtu, përcakton se kush janë llojet e instrumentave të planifikimit të territorit, por vështirë të gjenden ngjashmëri të llojit të përkufizuar në ligj me ato të konkursit.
Koncepti ‘garë’ nuk ka kuptim pa rregulla të njëjta për të gjithë konkuruesit. Kështu që, të paktën në dimensionin formal të paraqitjes grafike apo të shkruar të propozimeve duheshin vendosur disa kushtëzime të njëjta për të gjithë. Kështu duhet të jetë në një garë, mirëpo, ajo nuk ishte garë. Ajo ishte thjesht një shfaqje që konsumoi më shumë kohë për t’i treguar publikut se sa të famshëm ishin antarët e jurisë dhe konkurentët sesa koha e ekspozimit të propozimeve konkuruese. Në ndihmë të këtij kuptimi publik ndihmoi shumë edhe mikëpritësja e kësaj shfaqje. Jo vetëm me performancën e saj artistike por edhe në mënyrë të drejtpërdrejt. Kur i ftonte konkurentët të dilnin ‘në skenë’. Nga kjo shfaqje u cuditën edhe konkurentët. Të cilën në mbrojtje të emrit të tyre ndërkombëtar i bënë të ditur tre gjëra, popullit shqiptar. Së pari, se paraqitja e tyre në këtë konkurs kushtëzohej shumë nga koha e shkurtër që kishin në dispozicion. Dhe në këtë pikë qeverisja kombëtare duhet ti thotë publikut, kush ishte axhaleja e një nxitimi të tillë? Së dyti, se projektime të tilla nuk mund të bëhen pa planifikuar më parë në një shkallë më të gjerë. Dhe për këtë, qeverisja kombëtare duhet ti thotë publikut se, pse më parë nuk investoi në hartimin e planit vendor të bashkisë Vlorë apo të qarkut Vlorë? Dhe së treti, se në projekte të tilla është e detyrueshme përfshirja dhe angazhimi i qytetarëve. Për këtë, qeverisja kombëtare, duhet të thotë shumë gjëra.
SEHIRHANET E DEMBELAVE ! Mapo, 10. 03. 2016
Ishte zbavitëse të dëgjoje një eksponent të rëndësishëm të maxhorancës, në një emision televiziv, ndërsa ky po shpjegonte super reformat e qeverisjes Rama. Zbavitja i la vendit të qeshurës së fortë të dy opinionistëve dhe drejtueses së emisionit, kur eksponenti ju përgjigj pyetjes së shumëherë përsëritur, për të indikuar një reformë të përmbyllur tashmë të kësaj qeverie. E qeshura më përfshiu edhe mua, dhe besoj shumëkë që e dëgjoi, kur eksponenti përplasi në eterr shprehjen lapidare ‘reforma e Rilindjes urbane’. Për ata që nuk e dinë, partiaku po fliste për një projekt me impakt shumë negativ në demokracinë lokale dhe proceset decentralizuese të vendit. Në fakt, projekti ka valenca negative jo vetëm në kuptim demokratik. Ai gëlltiti 11.2 miliard lekë të shqiptarëve në dy vitet e fundit për ‘rilindjen e shesheve qëndrore të disa qyteteve’, ndërkohë që impakti real në dimensionin urban shkon nga zero drejt negatives. Që të ishim shkencërisht të saktë do ishte mirë të bënim një analizë krahasuese shifrash së parave të harxhuara në raport me tërrësinë e buxhetit të shtetit, dhe, të sipërfaqes që punimet përfshijnë në raport me sipërfaqet urbane të qyteteve shqiptare. Mirëpo ne nuk i kemi këto kapacitete, kështu ja lëmë departamenteve të partive të bëjnë këtë, për tu fokusuar në një vlerësim modest të opinionit.
Së pari, projekti përforcon një nga karakteristikat më të këqia të qyteteve shqiptare të etapës socialiste: unifomitenin viziv urban e arkitektonik! Për interesat e veta, urbanistika socialiste kishte përcaktuar dy qëndrime politike mbi urbanistikën dhe arkitekturën që konvergonin në devizën ‘socialiste nga përmbajtja dhe kombëtare nga forma’. Dimensioni krijues i arkitektëve ishte zëvendësuar nga modele e module të gatshme ndërtimore dhe urbane. Në harmoni kuptimore, të gjithë projektet e implementuara në qëndrat e qyteteve të sotme duken si fotokopjo të njëra-tjetrës, duke ekzekutuar cdo mundësi vecantie, specifike dhe specializimi urban të tyre. Së dyti, projekti është një shkallë tjetër dhe më e lartë në psikozën e elitës politike dhe vendimarrëse, sipas të cilës qytetet shqiptare kanë nevojë për projekte që ndikojnë bukurinë dhe paraqitjen vizuale të tyre. Nën presionin e populismit gjithckapërfshirës, por me kulmim në cështjet urbane, rrjeti i aktorëve në punët e qytetit i trajton qytetet shqiptare si qytete normale perëndimore. Kështu që edhe inisiativat për përmirësimin e tyre i importojnë nga perëndimi. Në një kohë kur qytetet shqiptare janë në mungesë të plotë të infrastrukturave inxhinierike dhe sociale, pra nuk janë akoma qytete, ky projekt synon ti bëjë “qytete ku jetohet si në europë”!
Bile, shkon edhe më tej. Projekti synon jo vetëm që banorët e këtyre qyteteve të jetojnë “si jashtë”, por edhe që të tërheqi turistë të huaj. Të cilët do të vizitojnë këto qytete për vlerat e jashtëzakonshme urbane të shtuara nga ky projekt qeveritar! Cka në fakt është argument i tretë kundër këtij projekti. Po a ka mundësi logjike që turistët të tërhiqen në këto qytete, për të shijuar fotokopje të origjinalit? Se edhe nëse cmendemi e pranojmë se pas këtij projekti qytetet shqiptare do bëhen si qytetet perëndimore, a mund të pranojmë se perëndimorët do vijnë e të shojin të “njëjtën gjë”! Turistët, edhe ata më budallenjtë, janë në kërkim të të vecantës dhe specifikes. Së katërti, projekti thellon pabarazinë urbane në planin e qytetit. Pas të ashtuquajturës ‘reformë territoriale’ disa komuna dhe bashki me diferenca të forta në mes tyre, u bashkuan mekanikisht për të krijuar bashkinë e re. Këto pabarazi të trashëguara por edhe të krijuara nga vet bashkimi, ndikojnë në mënyrë thelbësore në cilësinë e diferencuar të jetesës së rezidentëve të të njëjtit qytet. Është e dukshme se qytetarët e qëndrës janë shumë më të avantazhuar se qytetarët e periferive në të gjitha aspektet e marrjes së shërbimeve dhe investimeve vendore. Financimi i këtij projekti është një investim i drejtpërdrejt në përforcimin e këtij diskriminimi gjeografik.
Me një fjalë, qeveria qëndrore është duke investuar para të të gjithë publikut që të rrisi cilësinë e jetesës dhe vlerën e pronave të qytetarëve të qëndrës, duke ulur cilësinë e jetesës dhe vlerën e pronave të qytetarëve të periferisë të së njëjtës njësi administrativo-politike. C’ka na hap derën për argumentin e pestë: projekti financon një qasje centrifugale të procesit ciklik dhe të vazhdueshëm të bërjes së qytetit! Sikurse centrifuga e lavatrices që i mbledh në qendër rrobat gjatë procesit të larjes, edhe forcat centrifugale që stimulon ky projekt do tërheqin qytetarët drejt qendrës urbane, duke e mbipopuar atë dhe nënpopulluar e shkretuar periferitë e bashkisë së re. Megjithëse jo shkencor edhe ky shkrim i opinionit teknik nuk do lëri pa identifikuar mangësitë e kësaj teze. Argumenti i parë në mbrojtje të këtij projekti është: produkti i këtij projekti ka kohesion të plotë me produkte të reformave të tjera të kësaj qeverie. Hapsirat e rekreacionit që krijon do jenë një mundësi e mirë për dembelët e shumtë që gjeti dhe akoma më të shumtë që krijoi. Për ata, të cilët refuzojnë mijërat e vendeve të punës së krijuar nga reformat e tjera po kaq të suksesshme të kësaj qeverisje, për të preferuar përtypjen e farave të lulediellit dhe marrjen nëpër gojë të dynjasë, në ditët kur shiu nuk i përmbyt këto kryevepra të urbanistikës së rilindur.
GALLATA VJESHTUKE NGA RILINDJA URBANE. Mapo, 04. 10. 2016
Sezoni i pushimeve verore përfundoi shpejt këtë vit. Ndoshta kështu ka qënë gjithmon, por këtë vit më bëri përshtypje që rrugët e Tiranës u pushtuan shpejt nga makinat dhe trafiku që ato prodhojnë. Në fakt, dicka më tepër se trafiku, nëse i mbetemi përkufizimit të vjetër të këtij koncepti që e njëson këtë fjalë me ndërveprimin e automjeteve përgjatë lëvizjes së tyre. E bëj këtë diferencë sepse automjetet në rrugët e Tiranës e vështirësojnë më shumë mënyrën kolektive të jetesës kur janë të parkuara. Sidoqoftë, një gjë është e sigurt, fund gushti i sivjetshëm nuk na e mundësoi atë rehatinë e të qënurit një ndër të paktët në rrugët e qytetit të abandonuar nga qytetarët e konvertuar në pushues. Por kjo nuk ishte karakteristika e vetme e këtij zëvendësimi stinor. Edhe gastorët e Rilindjes e nisën punën më shpejt dhe më me intensitet këtë sezon artistik, që me ndihmën e Zotit dhe me shpresë te mëncuria e shqiptarëve, mund të jetë edhe i fundit. Gallata e parë erdhi nga fusha e turizmit. Sipas gaztorëve ‘sivjet në Shqipërinë turistike erdhën më shumë pushues se kapacitetet e shtretërve që ofron industria shqiptare e turizmit’. E qeshura të nis që kur këtë ndërveprim të rëmujshëm të njerëzve (të ardhur/turist dhe vendali) me këtë miksim gjërash të kithta (dhomash dhe apartamentesh në pallate shumëkatëshe), e quajnë industri turistike. Për të qeshur, por edhe për të qarë! Sepse janë këto objekte dhe mënyra e krijimit e përdorimit të tyre që mbajnë nën zgjedhë edhe ato pak elemente të sipërmarrjes dhe guximit privat që mund të konsiderohen turistike. Janë ato blloqe banimi pa infrastrukture, të ndërtuara nga mentaliteti i zhvillimit të Tiranës urbane të pas vitit 2000, që pamundësojnë turizmin e vërtetë. Turizmin e resorteve turistike të zhvilluar me ato para’ që përdorëm për ta shkatëruar pamëshirë atë potencial të mrekullueshëm natyror që Zoti na dhuroi zemërgjerësisht.
Gallata e dytë erdhi nga ndërtimtaria. Tashmë lejet e ndërtimit do të merren për 60 ditë dhe duke aplikuar elektronikisht. Të paktën, gaztorët e rilindjes urbane kështu po na thonë. Kudo në valët televizive mund ta gjesh reklamën e ‘lejeve elektronike’, që po presin kërkuesit e shumtë në këto kohëra, ku e para gjë që mungon është paraja. Mirëpo, ajo që të gajas vërtetë në këtë rrumpallë logjike, është pyetja: cfarë ndodhi në këtë vit që qeveria bëri një kthesë 180 gradë?! Vetëm një vit më parë ‘lejet e ndërtimit’, ato të thjeshtat fare, ato në letër, ishin të ndaluara me ligj. Kujtdo, besoj, i kujtohet ‘moratoriumi i ndërtimit’ që do shpëtonte Shqipërinë urbane. Ndërsa tani, “mollën e ndaluar” mund ta marrësh për 60 ditë dhe pa vajtur fare nëpër zyra shtetërore! Nuk e di si po e justifikojnë këtë burokratët e rilindjes, por një gjë e di me siguri: asgjë nuk ka ndryshuar dhe asgjë nuk mund të ndryshojë nga ky mentalitet, për qëndrat e banuara shqiptare. Gallata e tretë erdhi nga strehimimi. Gaztori i rradhës foli për mrekullinë sociale të programit të kredive të suvecionuara nga qeveria për të pastrehët! Për ta sqaruar, bëhet fjalë për një program të qeverisë qëndrore sipas të cilit rreth 5 mijë familje shqiptare mund të përfitojnë një kredi me interes 3% nga një bankë e nivelit të dytë, nëse këtë e miraton Këshilli Bashkiak i bashkisë ku jeton. Gajasesh vërtet kur sheh sesi mburren të krekosur me nje projekt që ka nisur një dekadë më parë dhe që nuk mbulon dot as 10% të kërkesave zyrtare e jo më nevojat reale. Bile, edhe kjo që sapo thashë unë është për të qeshur. Sepse, ky projekt nuk ka as lidhjen më minimale me të varfërit. Më thoni kush nga të varfërit shqiptar ka një capital prej 20 mijë euro për të parapaguar 30% të vleftës së apartamentit dhe të vijoj të paguaj cdo muaj 500 euro për 30 vjet këstet e kredisë? Askush! Realisht, përfituesit e vetëm të këtij programi janë banka dhe ndërtuesit!
Kurse gallata e fundit, gallata e gallatave, erdhi për kryesuksesin e Rilindjes Urbane: mjedisin. U gajasa kur dëgjova, në emisionin Opinion, z. Rama të theksonte ‘…unë jetoj këtu, familjen e kam këtu, fëmijët jetojnë këtu, kështu që kurrën e kurrës nuk do merrja një vendim që mund të …cënonte shëndetin e familjes dhe fëmijëve të mi…’. U gajasa sepse mu kujtuan ndërtuesit e pas vitit 2000! ‘Te ky pallat do jetoj edhe unë me familjen, prandaj do bëj punime të shkelqyera’- përbetoheshin ata ndërsa shisnin apartamentet përpara se ato të përfundonin. Kushdo që i ka rënë “fati” të gjendej në të tillë situatë, i kupton arsyet e gajasjes time. I kupton edhe Kryeministri, dhe meqënëse i quan mbetjet urbane ‘lëndë të parë’; ta emërtojë edhe kanabisin ‘stimulator kreativo-emocional’; edhe prostitucionin ‘terapi psiko-fizike’, më tej ti legalizojë edhe ato sikurse importin e mbetjeve urbane. Sepse atherë nuk do gajasemi vetëm ne, por e gjithë Europa!
PEDONALET E RILINDJES URBANE DHE BASHKËJETESA KOMUNITARE. Mapo, 02, 11, 2016
"Rilindja Urbane stimulon ekonominë vendore, rrit vlerën e pronës dhe të mjediseve të biznesit të vogël, zhvillon ndjenjën e bashkëjetesës komunitare dhe integron njësi e komunitete që u ndanë e izoluan nga njëri-tjetri për njëzet e kusur vite me radhë" ! Me këto fjalë të radhitura bukur, kryeministri Rama, shoqëroi një video të qëndrës së qytetit të Librazhdit, që i është nënshtruar projektit kombëtar të Rilindjes Urbane. Projektin e njohin të gjithë, prandaj nuk po ndalem ta përshkruaj. Në fakt, që në fillim, duhet theksuar se qendrat e qyteteve, të prekura nga ky projekt i mundësuar nga 300 milion euro të buxhetit të shtetit, kanë përmirësuar pamjen. Nga qasja formale ato nuk shfaqen më në mjerim si pjesa tjetër e qytetit, dhe kjo në dukshmëri është një gjë e mirë. Mirëpo, nuk është e tillë në një vëzhgim më racional! E parë nga një qasje më përmbajtësore, ky projekt nuk ka influencuar pozitivisht: as ‘ekonomikisht në shërbim të ekonomisë vendore’; as ‘për të rritur vlerën e pronës dhe të mjediseve të bisnesit’ dhe as nuk ‘zhvillon ndjenjën e bashkëjetesës komunitare dhe integron njësi e komunitete’! Përkundrazi, këto janë tre aspektet që dëmton më së shumti, nëse anashkalojmë të flasim për dëmin kolosal që ky projekt prodhon në aspektin e autonomisë vendore, për të cilin kemi folur herë të tjera.
Është pikërisht ky avantazhim i një blloku ndaj blloqeve të tjera të qytetit që prodhon segregacion social dhe shumë armiq të tjerë të kohezionit social. Në këtë realitet të prodhuar, shumë pak ka mundësi që të ‘integrohen njësitë e komunitetet’ apo të ‘zhvillohet ndjenja e bashkëjetesës komunitare’! Sepse, nëse qeveria me paratë e të gjithëve “rregullon catitë” e disave, atherë ajo që qeveria dhe punët e saj prodhojnë, në dimensionin social, është vetëm pabarazi dhe konflikt ndër grupe që ndërtojnë të njëjtin komunitet local. Por edhe një hendek të madh, në dimensionin politik, midis grupeve që nuk përfitojnë nga ky investim dhe qeverisë. Në fakt, krijimi i një gap-i (hendeku) midis qytetarëve dhe kësaj qeverie është një gjë e mirë në vetvete! Sa më i madh hendeku aq më shpejt të largohet kjo qeveri dhe aq më të mëdha janë shanset që shqiptarët ti shpëtojnë botkuptimit antiqytet dhe antikomunitet që ajo mishëron. Sepse duhet pranuar si e vërtetë absolute që ‘komunitete u ndanë e izoluan nga njëri-tjetri për njëzet e kusur vite me radhë’, bile edhe familjet fqinje u futën në konflikt! Porse kjo është merita eksluzive e modelit të fragmentarizuar Rama të menazhimit urban të Tiranës. Model i cili u shpërnda në të gjitha bashkitë e vendit dhe prodhoi një atomizim ekstrem social të komuniteteve.
RILINDJA URBANE, NJË SERI SHPËRDORIMI POPULIST I PARAVE PUBLIKE. Mapo, 15. 03. 2017
U trishtova pamasë kur, ndërsa lundroja në internet, ndesha disa foto që tregonin gjëndjen e sotme të qëndrës së Shijakut. Investimi publik, pjesë e projektit 350 milion euro të ‘Rilindjes Urbane’, kishte pësuar dëme që rikthenin në skenë nevojën e parave publike. Dhe ky është një ritual që do të përsëritet progresivisht në të ardhmen. Jo vetëm se punimet janë bërë ‘shkel e shko’, por se vet filozofia e këtij projekti është një shaka adoleshentësh me moshë adulti. Që në fillesë ky projekt më ka kujtuar Xhikun (Haxhiun). Ky ishte babai i tre fëmijëve të mitur që jetonin në një shtëpizë të vjetër të trashëguar nga gjyshi që nga koha e luftës së dytë botërore, por që kishte një mercedez të tipit të fundit. Të gjithë adoleshentët e lagjes e kishin zili. E kisha edhe unë, derisa kuptova se me paratë që Xhiku kishte blerë mercedesin mund të kishte rikontruktuar dhe zgjeruar shtëpizën, që nga pesha e kohës kishte aq shumë nevoja për tu bërë minimalisht e jetueshme. Ndoshta edhe me të drejtë, mund të më akuzojnë se nuk e dua të bukurën! Së pari do kërkoja të definojmë ‘të bukurën’, sepse e bukura në ndryshim me të logjikshmen, është shumë më relative.
Më tej, do përcaktoja preferencën time ndaj të logjikshmes në raport me të bukurën, dhe do rreshtoja në mënyrën më antiartistike të mundshme, disa argumente teknike në mbështetje të tezës time se: projekti ‘Rilindja Urbane’ është një seri shpërdorimesh të parave publike. Projekti është antikushtetues sepse shkel autonominë e pushtetit vendor dhe bie në kundështi më Kartën Europiane të Autonomisë Vendore. Ai kthen mbrapsht procesin e modernizimit të Shtetit Shqiptar, duke blokuar një nga qasjet themelore të modernizimit të një shteti në tranzicion nga centalizimi socialist, sikurse është procesi i decentralizimit të funksioneve qeverisëse, në përputhje më një nga parimet bazike të qeverisjes së mirë, subsiariteti (vendimarrja sa më afër qytetarit).
Projekti injoron shkencën e planifikimit territorial në dy parime bazike të saj. Palët e interesuara dhe të prekura nga ky zhvillim janë lënë jashtë vendimarrjes, duke anashkaluar parimin e ‘bashkëplanifikimit’ në ribërjen e qytetit. Gjithashtu, janë shpërfillur planifikimet territoriale dhe planifikimet urbane për të kaluar direkt te projektimi urban i këtyre territoreve qëndrore të qyteteve, duke injoruar një nga karakteristikat bazike të planifikimit territorial, atë të hirearkisë. Projekti përforcon një nga karakteristikat më të shëmtuara të urbanistikës socialiste, atë të uniformitetit urban/arkitektonik. Të gjithë e njohin metodologjinë e projektimit të qyteteve socialiste dhe nëse studion projektet e sotme rezulton se ato janë fotokopje të njëra tjetrës. Kjo asnjëanson avantazhet konkuruese të qyteteve, sepse vret specifikën dhe specializimin e tyre të mëtejshëm. Ai është një shkallë më e lartë e një kuptimi shumë të gabuar që kemi mbi cështjet urbane, sipas të cilit qytetet shqiptare kanë nevojë për projekte zbukuruese, për ndërhyrje në estetikën dhe vizualitetin e tyre. Elita politike dhe teknike i shikon qytetet shqiptare me të njëjtat probleme sikurse qytetet europiane. Në të kundërt, qytetet shqiptare kanë domosdoshmëri për projekte të infrastruktukturore (inxhinierike dhe sociale), në mënyrë që të evoluojnë nga fjetore kolektive në qytete. Projekti përforcon pabarazi midis qëndrave të banuara të të njëjtës bashki. Nëse duhet ti gjejmë patjetër një aspekt pozitiv të ashtuquajturës Reformë Territoriale, atherë ajo është se duke bashkuar mekanikisht njësi të ndryshme monocentrike krijoi njësi policentrike urbane (në shkallë bashkie). Të cilat që në fillesë ishin në pabarazi mes tyre për shkak të diferencave bashki/komunë, porse me këto investime pabarazia e tyre bëhet më e theksuar. Ai dëmton policentrizmin e rajoneve urbane, në shkallën bashkiake, duke investuar në pikat më qendrore të qyteteve të reja (qendrat e bashkive qëndrore). Projekti punon si një parakusht për krijimin e një qasje centripetale të ribërjes urbane të qytetit në vazhdim. Sikurse forca centripetale e lavatrices i tërheq rrobat drejt qëndër së saj, edhe ky projekt do tërheqi investime dhe bisnese drejt pikës qëndrore të territorit ku këto investime janë kryer, duke injoruar territoret periferike të qytetit.
Ky projekt nuk maksimilizon përfitimet nga investimi i parave publike, sepse impakti i tij është me një cikël. Pra, në ndryshim me investime të tjera, këto para’ publike ngurtësohen këtu. Në të kundërt, këto investime do kërkojnë herë pas here para’ të tjera publike për tu mirëmbajtur. Gjithashtu, ai nuk ka impakt të ndjeshëm në ekonominë lokale, sepse komponentët e tij (dizain, supervizioni, elementët e mobilimit urban, materialet e ndërtimit) vijnë nga qytetet kryesore apo nga jashtë vendit. Ai ndikon negativisht edhe në tregun e pasurive të patundshme. Nëse banesave, njësive të shërbimit apo shitjes me pakicë, në zonën e prekur nga ky projekt i fragmentarizuar u rritet vlera, zonave që nuk preket nga investimi ju ulet ndjeshëm. Kjo, sepse ky projekt nuk rrit aftësinë blerëse të banorëve në mënyrë që këta të kenë mundësi të paguajnë më shumë për cilësinë më të mirë, por rrit cilësinë e jetesës në një pikë të vetme të qytetit duke i tërhequar të gjitha paratë në këtë pikë. Projekti nuk ka ndikim në rritjen e avantazheve konkuruese të qyteteve shqiptare ndaj qyteteve të tjera të shteteve të rajonit apo më gjerë, për të synuar një rritje të turizmit në këto qytete. Vet projekti tenton ti ‘bëj qytetet shqiptare si qytetet e vendeve të tjera të botës perëndimore’ dhe në këtë kuptim, nuk shton arsye racionale dhe të logjikshme pse një turist i huaj që jeton në qytetet e botës perëndimore do të vizitonte Shqipërinë.
VIJIMI I ‘RILINDJES URBANE’ KËRKON REFERENDUM KOMBËTAR! Mapo 16. 08. 2017
Samiti i Triestes na dha një leksion papagesë. Ai i tregoi edhe më besimtarëve të Rilindjes se ka dicka të rëndë që nuk funksionon me qeverisjen. Sigurisht, ai foli për njerëzit që duan të dëgjojnë. Në asnjë rast, nuk foli për shqiptarë që janë ‘pro’ cdo gjëje që bën qeverisja, vetëm se ajo është e partisë së tyre. Për këta, Samiti i Triestes na ‘renditi në vend të parë me pesë projekte’ dhe kjo flet për suksesin e Qeverisë Rama. Kurse njerëzit që duan të dëgjojnë, dëgjuan. Samiti i Triestes, i konsideruar jo si një xhep me para’ europiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, por si një test aftësie dhe eficense për qeveritë e këtyre vendeve, na dëshmoi se qeveria jonë ishte totalisht e papërgatitur për të konkuruar në evente të tilla me projekte infrastrukturore kombëtare. Nuk ekziston matje më e saktë se kjo, për vizionin qeverisës të një vendi që aspiron të jetë pjesë përbërëse dhe e barabartë e këtij bashkimi shtetesh, i cili ishte edhe juria vlerësuese e kësaj gare.
Anekdodat e tipit, Europa na ka inat sepse jemi populli më i vjetër, më i bukur, më i zgjuar i rajonit prandaj nuk na miratoi asnjë projekt, mund të jenë arsyetim justifikues për një grup tjetër shqiptarësh. Grup që ka qënë aktiv që nga krijimi i shtetit shqiptar dhe që nuk mund të mungoj as sot. Mirëpo arsyetimet e tij, sikurse arsyetimet e grupit të parë, nuk na cojnë asgjëkundi. Më keq akoma, ato na mbyllin dyer që mezi i kemi hapur dhe na udhëheqin në vet-izolimin e një kohe që e kemi lënë pas. Të ardhmen drejt synimit që i kemi vënë vetes duhet ta ushqejmë me parime të huazuara nga ai model ku aspirojmë të integrohemi. Me parimet e Bashkimit Europian, që në këtë rast specific është ‘meritokracia’! Pyetjes, a e merituam ne të përfitonim grande për projekte të infrastrukturës kombëtare, ja dha përgjigjen Europa në Samitin e Triestes! Kurse pyetjes, pse qeveria shqiptare nuk e meritoi të përfitonte grande në këtë Samit, duhet ti përgjigjet qeveria.
Arsyeja pse qeveria shqiptare nuk tërhoqi asnjë financim nga Samiti i Triestes është se ajo nuk paraqiti asnjë projekt të infrastrukturës kombëtare. Kaq e thjeshtë! Kurse arsyeja pse qeveria Shqiptare nuk paraqiti asnjë projekt të nivelit kombëtar është akoma më e thjeshtë. Është ajo që kemi thënë disa herë përgjatë katër vjecarit të jetës së saj: qeveria Shqiptare ka hequr dorë nga fushëveprimtaria kombëtare për t’ju dedikuar cështjeve vendore. Ajo është vet-formatuar si një administratë bashkiake e drejtuar nga ‘Kryebashkiaku i Republikës së Fasadave’! C’ka është një hall i madh për një popull hallemadh që pret zhvillimin, modernizimin dhe prosperitetin e merituar dhe të premtuar. Hall, lehtësisht i zgjidhshëm ky në sistemin politik ku fantazojmë se jemi, në demokraci, ku opozitarizmi ndaj punëve të qeverisë sjell frymëzime dhe prespektiva të reja vendin dhe e drejton shoqërinë në rrëzimin e qeverisë me votë në zgjedhjet më të para.
Comments
Post a Comment