Posts

Showing posts from April, 2020

RILINDJA DHE VIRUSI KORONA

LEJE QEVERISËSE PËR TË DALË NGA SHTËPIA! Liberale, 30. 03. 2020 Ndërsa u përmbyll java e tretë e izolimit, shqiptarëve do ju duhet të marrin leje nga qeveria për të bërë blerjet e ditës. Pra, duhet të shkruajnë elektronikisht një kërkesë, dhe vetëm pas aprovimit do të mund të dalin për të blerë ushqime apo ilace. Shumë nuk e kanë pritur mirë këtë strukturë të re të jetës urbane, por pakkush shprehet qartë. Shpesh herë ngjan sikur kundështia është thjesht inatçore, meqë shtrëngimi është vendosur nga një kryeministër që urrehet gjerësisht nga publiku. Dy janë qëndrimet racionale për këtë shtrëngim ndaj lirive të individit, nëse e zhveshim nga qëndrimet: kundër, vetëm ‘se e thotë satrapi’;  dhe pro, vetëm ‘se e thotë Prijësi’. I pari është dakortësia me kufizimin, mbi argumentin ‘se vetëm të izoluar mund të luftojmë koronavirusin’; kurse i dyti është kundështia, mbi argumentin ‘se shtrëngimi nuk është i domosdoshëm, sepse individi është vet i përgjegjshëm’. Në fakt këtu ndahen...

REPUBLIKA E RE

E JONA ‘REPUBLIKË E RE’! Mapo, 08. 06. 2017 Në protestën e 13 majit shkova me kënaqësi. Njerëz të rëndësishëm të PDs më kishin njoftuar se z. Basha do shpaloste tezat e tij për ‘Republikën e Re’, dhe unë si i apasionuar pas kësaj teme, nuk kisha sesi t’ja mohoja vetes këtë kënaqësi. Fatkeqësisht, ajo që dëgjova: ‘ Republika re do t’i kthejë klasës së mesme me taksën 9%, dinjitetin … nga mosha 5 deri 18 vjeç do të ketë ushqim falas në shkolla … pensionin 250 mijë lekë në muaj … stazhet e punës për studentët prej 200 mijë lekësh në muaj … do injektoj 1 miliardë euro në ekonomi  …  do të paguajë faturat e energjisë deri në 300 kilovat dhe faturat e ujit për konsum familjar … subvencione 100 milionë euro për bujqësinë …pronat do të kompensohen me çmimin evropian’,  ishte zhgënjyese! Një kaskadë premtimesh populiste, që në rastin më të mirë mund të sigurojnë një rotacion politik, por nuk mund të prodhojnë një ‘Republikë të Re’! Ajo duhet të ndërtohet ‘nga qytetarët dhe p...

RILINDJA DHE KUSHTETUTA

NË MBROJTJE TË KUSHTETUTËS! Liberale, 02. 03. 2020 Të hënën e 2 marsit Presidenti ka ftuar dhe pret të takohet me sovranin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të firmosur ‘Dekretin e parë kundër grushtit të shtetit’, sikurse thotë ai vet. Megjithëse nuk është e qartë për cfarë dekreti konkret flet Presidenti, kërkesa e tij ‘ për të lidhur një Beslidhje, për të shpartalluar regjimin e oligarkëve dhe mafiozëve dhe të mafias ndërkombëtare, që ka dhunuar sovranitetin kombëtar !’, duhet vlerësuar dhe respektuar me pjesmarrje! Regjimi fashist i Rilindjes, përtej akuzave me dimensione ndërkombëtare të cilat do presim të na i dëshmoj Presidenti, është fakt i padiskutueshëm dhe nuk mund të tolerohet më. Fashistizimi i Shqipërisë nisi me veprime të drejtpërdrejta në territor të institucioneve të qeverisjes qëndrore në shkelje të autonomisë lokale, duke gllabëruar cdo funksion të qeverisjes vendore, nga kontrolli i territorit për ndërtime paleje, me leje dhënien ndërtimore, deri te list...