RILINDJA DHE KUSHTETUTA
NË MBROJTJE TË KUSHTETUTËS! Liberale, 02. 03. 2020
Të hënën e 2 marsit Presidenti ka ftuar dhe pret të takohet me sovranin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të firmosur ‘Dekretin e parë kundër grushtit të shtetit’, sikurse thotë ai vet. Megjithëse nuk është e qartë për cfarë dekreti konkret flet Presidenti, kërkesa e tij ‘për të lidhur një Beslidhje, për të shpartalluar regjimin e oligarkëve dhe mafiozëve dhe të mafias ndërkombëtare, që ka dhunuar sovranitetin kombëtar!’, duhet vlerësuar dhe respektuar me pjesmarrje! Regjimi fashist i Rilindjes, përtej akuzave me dimensione ndërkombëtare të cilat do presim të na i dëshmoj Presidenti, është fakt i padiskutueshëm dhe nuk mund të tolerohet më.
Fashistizimi i Shqipërisë nisi me veprime të drejtpërdrejta në territor të institucioneve të qeverisjes qëndrore në shkelje të autonomisë lokale, duke gllabëruar cdo funksion të qeverisjes vendore, nga kontrolli i territorit për ndërtime paleje, me leje dhënien ndërtimore, deri te listat e përfituesve nga ndihma sociale dhe programet e strehimit social. Vijoi me pushtimin e qëndrave të qyteteve me projektin e ‘Rilindjes Urbane’ ku duke injoruar nevojat dhe specifikat lokale u imponua estetika personale e Udhëheqësit, dhe dominimin dhe kontrollin e ‘ngjarjes më të rëndësishme të demokracisë ’ në qytet, sikurse është hartimi i Planeve Territoriale Vendore!
Ekzekutimi i Pushtetit Vendor, në Shqipërinë fashiste vijoi në gusht të 2014-ës me ligjin ‘Për planifikimin e territorit’. Ndërsa, në Shqipërinë komuniste Planet Vendore i miratonte Komiteti Ekzekutiv i Rrethit, në Shqipërinë fashiste këtë pushtet e ka vetëm Këshilli Kombëtar i Territorit, apo thënë thjeshtë Udhëheqësi. Duke qënë se paratë’ për pushtenin vendor i ka në dorë Udhëheqësi, Kryebashkiakët ishin nën kontroll të plotë. Ata që mbeten janë antarët e Këshillit Bashkiak, gjysmat prej të cilëve i emëron vet, kurse gjysmës tjetër ju vuri mbi shpinë Prefektët gjeneralë të Traktatit të Varshavës, të cilët do t’ju ‘verifikojnë vlefshmërinë e vendimeve’.
Asgjë nga këto nuk na bëri përshtypje, sepse nuk kuptojmë që qeverisja shumë-nivelëshe dhe autonomia e pushtetit vendor, janë bazike për një qeverisje të demokracisë liberale. Pa to, konseguenca logjike është koncetrim i pushtetit politik e ekonomik në pak duar, apo sikurse do ti quanin shkencat politike, oligarki socialiste apo nacional socialiste. Nuk u shqetësuam as kur veprimet qeverisëse dhe ndryshimet e legjislacionit ju kthyen zvogëlimit të lirive të qytetarit.
Sepse, fashistizimi i Shqipërisë vijoi duke konvertuar në cështje policore, cështjet ndërtimore dhe urbanistike që trajtonte Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik. Ai u quajt Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, thua pritej ndonjë pushtim i huaj, dhe u inkorporua në Ministrinë e Brendshme. Ku së bashku me policinë e militarizuar, terrorizoi cdo shqiptar që lyente shtëpinë nëpërmjet operacionit urbanistiko- policor dhe e mbështur nga ndërhyrje fashiste në legjislacion.
Sepse rreth pesë vjet më parë, në 1 Shkurt të vitit 2015, hyn në fuqi disa ndryshime në Kodin Civil të Republikës në lidhje me ndëshkimin që ligji i jep individëve që ndërtojnë paleje, sipas të cilave ndërtimi paleje nuk do të dënohet më me gjobë, por me burg. Me një fjalë, në Shqipërinë fashiste të ndërtosh paleje ‘shkon në burg’, në një kohë kur në Shqipërinë komuniste për të njëjtin “krim” mund të dënoheshe ‘me qortim shoqëror ose me gjobë deri në 1.000 lekë’.
Arsyet pse një qytetar i Shqipërisë fashiste do të ndërtonte paleje, janë të shumta dhe i detyron vet qeveria. Disa muaj më parë se të ndryshohej Kodi Civil, për të burgosur njerëzit që ndërtojnë paleje, Këshilli Kombëtar i Territorit vendosi që lejet e ndërtimit, prej atij moment ti jepte Udhëheqësi. Pra, nëse në Shqipërinë komuniste leje ndërtimi mund të merrje edhe te këshilli popullor i lagjes apo fshatit, në Shqipërinë fashiste ose do merrje lejen te Udhëheqësi, ose do shkoje në burg. Më tej, ky funksion u “decentralizua” te Kryebashkiaku i përzgjedhur nga Udhëheqësi, por nën kontrollin e rreptë të një instucioni të qeverisë qëndrore, ndërkohë që vet Ai, mund të japi leje pa ju nënshtruar normave dhe kushtëzimeve që vendos legjislacioni.
Por ajo që i bëri bashkë varrosjen përfundimtare të pushtetit vendor dhe grabitja e sovranitetit të qytetarit, ishte reforma administrative-territoriale. E kemi emëruar këtë qeveri me cilësorin fashiste, por jam i bindur se as fashistëve klasik, nuk do ju shkonte në mëndje të përdornin propogandë decentralizuese dhe forcimi të qytetarit në vendimarrje, për të kryer operacionin më centralizues dhe zhveshësh nga sovraniteti, sikurse ishte reforma adminstrativo-territoriale.
Sigurisht, që për dikë këto veprime qeverisëse, që krijojnë legjislacion të ri apo shtrëngojnë zbatimin e legjislacionit ekzistues, janë një hap përpara në ‘rritjen e nivelit të zbatimit të ligjeve’! Porse për mua është thjeshtë koncentrim i pushtetit politik në vetëm pak duar, dhe po ti shtojmë edhe PPP-të, dhe Korporatën e Investimeve, ku pushteti politik dhe ekonomik bëhen një trup i vetëm dhe në duart e tyre nuk mbajnë më vetëm ligjbërjen, ligjzbatimin, por edhe buxhetin publik të 30 viteve në vijim, pronat publike dhe pronat private në Shqipëri; kthehet nga një oligarki e përkohshme, sikurse shpresonim këto vite, në një oligarki të konsoliduar fashiste.
Për dikë tjetër ka më shumë hapsira ku qeveria ka shkelur Kushtetutën, por për mua mjaftojnë këto që rendita. Prandaj unë do jem sot në manifestimin e Presidentit, do isha edhe 5 vjet më parë nëse dikush do ta kishte thërritur. Sepse Kushtetuta është e vetmja gjë që na mban bashkë dhe të lirë, në të kundërt, cdo njëri është: një individ që duhet të veprojë i vetëm për të mbrojtur dinjitetin, jetën dhe pronën; ose një skllav i një grushti oligarkësh, sikurse duket se jemi kthyer.
TË GJITHA RRUGËT LOGJIKE TË COJNË NË MANIFESTIM! Liberale, 09. 03. 2020
Java që kaloi ndërtoi dy tema në debatin publik, e para rrotullohej ndaj pyetjes se cfarë do ndodhi në 15 Mars. Presidenti, premtoj se në këtë ditë do të shkoj në sallën plenare të Kuvendit dhe do të shpërndajë atë, nëse maxhoranca nuk reagon dhe largohet nga rruga antikushtetuese në të cilën ndodhet. Kurse dyta, ka lidhje me manifestimin e 2 Marsit, në vetvete, dhe vërdalloset ndaj cështjes a ka të drejtë Presidenti të organizoj një event të tillë social, duke qenë se roli i tij e lyp, të jetë mbi palët, ndërkohë që pozicionimi i tij duket si i rreshtuar me opozitën; dhe a humbet dimensionin moral manifestimi -që shpesh e ngatërojnë me një protestë antiqeverisëse- përderisa atë po e drejton një politikan gjerësisht i akuzuar për sjellje të njëjta, sikurse drejtuesit e qeverisë.
Këta të dytët e nisin arsyetimin nga një premisë, gjerësisht e përhapur, sipas të cilës që gjërat të ndryshojnë duhet të largohet kasta politike si një e tërrë, dhe në këtë konteks nuk mund të mbështet asnjë aksion politik që origjinalizon nga njerëzit që kanë drejtuar Shqipërinë prej 30 vjetësh. Ndaj kësaj logjike, do rikujtoj se aspirata e ngjashme e shqiptarëve se ‘Shqipëria do të “rregullohet” kur të largohet Nano dhe Berisha’, nuk ka solli ndonjë produkt pozitiv, megjithëse ata u larguan. Kjo e fundit, e shprehur me një fjali të vetme, është e vështirë të kuptohet në formën që e prezantova unë, por nuk na prish ndonjë punë të madhe përderisa interesi në këtë shkrim të shkurtër opinioni qëndron në disa dakortësi, jashtë të cilave, nuk mund ta gjykojmë si duhet Manifesitimin e 2 Marsit, por edhe nuk mund të kemi pritshmëritë e duhura për 15 Marsin.
Kuptimi i parë i përbashkët që duhet të ketë shoqëria shqiptare, është se ka një dallim të madh midis një ‘proteste kundër qeverisë’ dhe një ‘manifestimi në mbrojtje të Kushtetutës’. Nëse e para kërkon kundështi opozitare të mbështetur në ideologji politike kundër aktivitetit qeverisës së një partie tjetër, dhe synon rotacionin e partive në pushtet; e dyta kërkon frymëzim shoqëror mbi liritë bazike të individit, dhe synon ringritjen e institucioneve të dëmtuara dhe rivendosjen e Rendit Kushtetues, por jo domosdoshmërisht sjell rotacion, megjithese teorikisht rotacioni e shoqëron. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse një pjesë e pjesmarrësve shkuan të rëzonin qeverinë, kurse një pjesë e mospjesmarrësve nuk shkuan vetëm sepse nuk donin ta rëzonin atë!
Cështja e dytë që ka nevojë të trajtohet, ka lidhje me opinionionet që thonë se Meta ka frikë nga drejtesia e re, që është bërë e drejtë. Pra, sipas kësaj linjë mendimi, që u mbështet shumë edhe nga qeverisja, lëvizja e Metës nuk ka lidhje me shkeljet Kushtetuese të maxhorancës, por me faktin se po instalohet një drejtësi e drejtë, dhe meqë Meta ka shkelur ligjet në kohën kur ka qënë në ekzekutiv, dhe po shkel Kushtetutën tani që është në Presidencë, ka frikë nga veprimi i saj. Me një fjalë, nëpërmjet manifestimit, Meta po shantazhon Ramën, që ky i frikësuar se mos Meta e rëzon nga pushteti, nuk do lejoj, për të mos thënë, nuk do shtyj drejtësinë e re të veproj mbi të.
Për të qenë i moralshëm, unë nuk e di cfarë ka në mendje Presidenti dhe pse e thërriti ai manifestimin e 2 Marsit, por unë di që linja e mendimit se ‘Meta po shantazhon Ramën, që drejtësia të mos e preki’ nuk bën kuptim logjik. Nëse drejtësia po bëhet e drejtë, aq sa Meta ka frikë prej saj, atherë cfarë ndihme i siguroi manifestimi?! Drejtësi e drejtë, do të thotë drejtësi e pa kontrolluar nga askush, dhe në rastin kur pranohet se Rama po e kontrollon, atherë drejtësia e re nuk qënka e drejtë, por e varur nga politikanë të ndryshëm nga ata që e kontrollonin më parë. Kjo, përvec shumë gjerash të tjera, na tregon se marrja në mbrojtje e Kushtetutës qënka një domosdoshmëri, edhe sipas linjës së mendimit se Meta nuk ka hallin e Kushtetutës, por të vetes.
Ngjarja më kujtoi një pjesë së shoqërisë shqiptare, kur na thonin se USA nuk e cliroi Irakun në respekt të lirisë, por për ti marrë naftën. Mirëpo, kur Usa cliroi edhe Kosovën, ku nuk ka asgjë për të marrë, këta nuk u tërhoqën nga vija e tyre logjike. Cuditërisht ata që na thonin se Usa nuk vepron për lirinë por për interesa të ngushta të saj, janë të njëtët me këta të sotmit. Dhe këtu vijmë te cështja e tretë, referuar së cilës mund të themi se, në botë dallohen dy lloje shoqërish. Shoqëri që fokusohen te politikani, të cilat i marrin vendimet në lidhje me ‘një projekt politik’ në raport me ‘autoritetin e atij që e prezanton atë projekt’, pavarësisht projektit konkret; dhe ato që fokusohen te projekti, të cilat i marrin vendimet në raport me ‘dobishmërinë e projektit’ pavarësisht kush e prezanton atë! Prandaj, ne duhet të mbështesim projektin për të mbrojtur Kushtetutën jo për atë që e prezanton por sepse ai është në përputhje me interesin tonë.
Dhe së fundi, dicka e rëndësishme na vjen nga historia. Masivisht gjyqërit tanë, në vitet 1942-1947 zgjodhën të mbanin anën e komunistëve, që do të vendosnin drejtësinë. Ata premtonin se do fusnin në burg elitën e korruptuar të vendit, si politikanët tradhtarë dhe të pasurit dhe që kishin vjedhur popullin fukara. Gjyshërit tanë vendosën të mos besonin klasën e vjetër e të diskretuar politike, kur ajo po i paralajmëronte për të këqiat e komunizmit, por të mbështesnin drejtësinë e re shoqërore që po vinte. Të gjithë e dijmë se cfarë solli drejtësia komuniste, sikurse dijmë që dikush nga politikanët e 1920- 1944 kishin përfituar nga pushteti që kishin ushtruar! Edhe në respekt të mësimeve të historisë, duhet të mendohemi më gjatë përpara se të vendosim.
Comments
Post a Comment