+ QEVERIA RAMA DHE NDERTIMET PALEJE
ABSTRAKT
Qeveria Rama ende pa u votuar ne Kuvend, vetëm pak ditë pasi kishte dalë rezultati i zgjedhjeve, u shfaq publikisht për cështjet e ndërtimeve paleje:
1- Së pari u shfaq Kryebashkiaku i Sarandës dhe stafi i tij, të cilët akuzuan ndërtime paleje! Cka nuk bënte kuptim sepse ata ishin duke akuzuar vetveten që nuk kishin kryer funksionin lokal të menaxhimit urban (kontrollit për ndërtime paleje);
2- Dy ditë më vonë u shfaq Rama nga Vlora, edhe ai foli për ndërtimet paleje, biles edhe ato me leje që nuk i pëlqenin! Edhe kjo nuk bënte kuptim, sepse si funksion lokal ishin kryebashkiakët me shumicë socialistë që nuk kishin kryer detyrën;
3- Pas dy ditësh të tjera, kryebashkiaku socialist i Vlorës nisi prishjet e ndërtimeve paleje, megjithëse askush nuk e kishte detyruar të mos kryente detyrat edhe më parë!!!
Nëse i analizojmë këto tre veprime, arrijmë në përfundimin se, kemi të bëjmë: ose për demagogji/populizëm për inertësi; osë një projektim për qeverisje të centralizuar.
Dimensionin demagogjik të aksionit local e riforcuan veprime konkrete të ministrave të rinj, që javët e para të qeverisjes së re. Qasjen qeverisëse kundër ndërtimeve paleje e morrën shumica e ministrave, si detyrë të parë duke anashkaluar funksionet e tyre:
1-Ministri i Shëndetësisë shkoi në Spitalin Nënë Tereza jo për shëndetsinë falas, por për prishin ndërtimetpaleje;
2-Ministrja e Arsimit, e cila u kërkoi shkollave të bëjnë të njëjtën gjë;
3-Ministri i Mjedisit;
4- Ministrja e Kulturës.
5-Ministri i Ekonomisë ju përvesh "Spitalit Ushtarak".
Fushatën disa ditore e lideroi, pas largimit të Kryeministrit për ShBA, Ministri i Brendshëm. Në fakt, asnjë prej tyre nuk ka përgjegjësi apo kompetencë në cështjen e trajtimit të ndërtimeve paleje. Megjithatë, ata ligjëruan apo vepruan, duke paralajmëruar, një qeverisje të centralizuar dhe propogandistike. Që do të kënaqin veshët dhe sytë e atyre që u kujtohet nostalgjisht ‘Komandanti’ dhe ‘Komisarët’. Sepse zgjidhje nuk japin. Të paktën jo zgjidhje të qëndrueshme në kohë.
Në fakt këto ligjërime dhe veprime, shkojnë përtej populizmit dhe centalizmit. Ato na prezantojnë qeverimin policor, sikurse është një ndërhyrje muskuloze e Policisë së Shtetit në cështjen e ndërtimeve paleje apo me leje të diskutueshme.
Nga ana tjetër, Kryeministri dhe një staf i afërt me të nisën një aksion për rindërtimin e godinës së Këshillit të Ministrave. Ligji “Për Planifikimin e Territorit” detyron për cdo zhvillim në Republikën e Shqipërisë, pajisjen me ‘leje zhvillimi’. Në të kundërt, ligji, këto zhvillime i njeh si të paligjshme.
Policia e shtetit duhet të ndërhyj e të bllokoj këto punime dhe të arrestoj njerëzit që po i kryejnë, nëse shteti do të funksionojë me një standart.
Javët e para të qeverisjes socialiste u ndërmorërn aksione kundër ndërtimeve paleje nga ministrat e rinj. Aksione që tërhoqën respektin e një pjese të opinionit publik për një ‘shtet’ të fortë që vepron për të rregulluar gjërat e lëna në kaos nga qeveria inekzistente e mëparshme.
Këtu lind një shqetësim. Shqetësimin mbi propocionalitetin e ndërhyrjes. A ishte e nevojshme gjithë ajo forcë policore për të arritur një pastrim të territoreve të spitaleve nga zhvillimet për shërbime joshëndetsore? Unë mendoj se jo. Në fund të fundit, jemi vendi i katërqindmijë ndërtimeve paleje, dhe problematika duhej trajtuar duke pasur parasysh:
1-pjesa më e madhe e tyre kanë kontrata me autoritetet e këtyre spitaleve;
2-paguajnë edhe taksa si bisnese të vogla;
3-kanë punësuar njerëz që nesër do jenë të papunë.
Nga kjo ndërhyrje nuk fitohet asgjë. Sepse sapo të largohet forca militare e policisë ato bisnese do ta fillojnë prap nga e para. Gjërat mund të ndryshojnë nëse qeverisja i ofron vet nëpër spitale ato shërbime dhe ato mallra që tregtojnë privatët: ilace, ushqime, pizhama, carcafë.
Media e coroditur shqiptare nën diktatin e qeverisë por edhe dëshirën e cudishme të publikut transmetoi live prishjen e pallatit të Bashës në Vlorë. Dimensioni i Shoët, në qasjet qeverisëse Rama ka filluar të kthehet në një karakteristikë. Shqiptarët nuk kanë më nevoj për evente e programe kulturore sepse i jepen aktivitetet e prishjeve të ndërtimeve.
Përvec kësaj ka disa shkelje ligjore në veprimet qeverisëse:
1-është në kundërshtim me Kushtetutën. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që thotë se vlerësimi i një leje për legjitimitet bëhet në gjykatë jo nga qeverisja qëndrore;
2-kundërshton programin politik të qeverisjes së re dhe moralin e parimet me të cilat ajo u bë shumicë. Megjithëse trajtohen si vepra të korrupsionit (që duhet ndëshkuar) dhe të pasurve (që duhen mjelë), qeverisja ka nxjerrë një fond nga buxheti i të varfërve për të dëmshpërblyer të korruptuarit dhe të pasurit;
3- është në kundërshtim me logjikën e thjeshtë dhe racionale të planifikimit. Qeverisja e re po i justifikon këto veprime prishëse si pjesë e disa veprimeve ndërtuese të së ardhmes. Ndërkohë që sapo ka hapur konkursin ndërkombëtar për planifikimin e kësaj të ardhme.
Kryeministri Rama, sulmon ndërtimet paleje në Tiranë. Motivacioni/justifikimi është zhvillimi i qëndrueshëm i kryeqytetit.
Në fakty është një farsë që vijon e përforcon karakterin centralizues, policor dhe demagogjik të qeverisë.
Zhvillimi i qëndrueshëm ka tre karakteristika: ekonomik, social dhe mjedisor. Që një zhvillim të konsiderohet i qëndrueshëm- në kuptimin teorik- dueht të balancolë këto karakteristika të qënies së tij.
Në kuprimin aplikativ – një zhvillim i qëndrueshëm – vlerësohet në konteksin dhe rrethanat konkrete. Është një budallik të synosh zhvillim me dimension të vetëm mjedisor në një qytet që ka nevoja e domosdoshmëri në dy shtyllat e tjera: ekonomi dhe social (kohezion social).
Aksioni në Tiranën urbane ka disa kundërargumenta të forta politik e moral:
1-moral (i): vetëm dy vjet më parë kryeministri Rama ka qënë kryebashkiak i këtij qyteti dhe mban përgjegjësi morale, përvec ligjore, për ndërtimet paleje që po sulmon nga posti kryeministror. Duhet theksuar se kontrolli i territorit për ndërtime të paligjshme është një detyrë e administratës lokale;
2-moral (ii): përzgjedhja preferenciale e ndërtimeve që prishen është e dukshme. Pra kemi përzgjedhje selektive;
3-moral (iii): ndërtimet paleje dhe ndërtimet me leje, në kuptimin mjedisor e vizual nuk kanë ndryshim. Nëse një objekt është vizualisht apo në dimensionin mjedisor i dëmshëm, kjo nuk matet me faktin nëse kanë një leje apo jo;
4-ligjor: në kuptimin ligjor si ndërtimet paleje ashtu edhe ndërtimet me leje mbështëten në subjektivizëm: individual për ndërtimet paleje dhe të grupit që e kanë dhënë atë leje në rastin e ndërtimeve palje. Ligji detyron që ndërtimi/leja të jetë në përputhje me instrumentat e planifikimit dhe ne nuk kemi pasur të tillë;
5-antikushtetues: aksioni i bërë nga qëverisja qëndrore bie në kundështim me kushtetutën, kartën e autonomisë vendore dhe ligjin për pushtetin vendor. Kontrolli i territorit është një funksion i veti i njësive vendore.NDERTIMET PALEJE, LIGJËRIME POPULISTE APO PROJEKTIM PËR QEVERISJE TË CENTRALIZUAR. Mapo, 18.07.2013
Tallja me popullin nuk ka brirë… këto gjëra ka. E përdorur në të folurin e përditshëm, termi nuk ka brirë, përdoret për të identifikuar elementë shumë të dallueshëm në një situatë të dhënë (në këtë rast – tallja me popullin). Kjo shprehje i rri si një kostum ‘Armani’ ngjarjes së të premtes së kaluar, ku kryetari i Bashkisë Sarandë, i shoqëruar nga një pjesë e stafit të tij, në një dalje publike iu ankua popullit të qytetit të tij dhe gjithë Shqipërisë, se pas 23 qershorit situata ndërtimore/urbane kishte dalë jashtë kontrolli. Se ndërtimet pa leje, si kërpudhat pas shiut, kishin shpërthyer në qytet. Ngjarje e re? E kam fjalën për ndërtimet pa leje. Nuk e besoj. Sikurse deklarata la për të kuptuar, qeverisja qendrore pas 23 qershorit ishte shkërmoqur në atë masë saqë nuk po kryente as detyrat më bazike të saj, një nga të cilat është kontrolli i territorit. Nga kjo kishin përfituar disa individë (të cilët ishin me shumicë) dhe po ndërtonin pa leje në qytetin e tij, duke shkatërruar situatën e “ekuilibruar” urbane të Sarandës. Situatë e cila ishte shndërruar në e tillë pas punës dyvjeçare të këtij kryetari dhe atij stafi (që e shoqëronte, paradoksalisht, në këtë dalje publike). Kryetari evidentoi veçanërisht dy simpoziume kombëtare me këtë temë, që kishin ndikuar në këtë përmirësim. Humor? Në njohje minimale të ndarjes së përgjegjësive dhe detyrave, kompetencave dhe funksioneve midis dy niveleve të qeverisjes (sikurse duket se e karakterizon shoqërinë tonë post-socialiste), shumë shqiptarëve deklarata e kryetarit të Bashkisë Sarandë do iu dukej një veprim normal. Bile disave do t’u dukej veprim që duhej përshëndetur. Kurse disa të tjerë mund të kenë shkuar edhe më larg. Për ta, nëpërmjet kësaj deklarate (si një dallëndyshe e parë që prezanton pranverën), kishte startuar Rilindja. Dhe kishte startuar në dy tema shumë të mprehta dhe aktuale për shoqërinë shqiptare, urbanistikën dhe turizmin. Sa mirë, sikur të ishte kështu! Por (sepse, fatkeqësisht apo fatmirësisht ka disa por-a), nëpër të gjitha qytetet e Shqipërisë (pra edhe në Sarandë) gjenden qytetarë dhe familje që i njohin shumë mirë përgjegjësitë qartësisht të ndara midis dy niveleve qeverisëse.
Hipoteza e fundit që më mbeti ishte se, kryetari është duke ligjëruar për inerci të zgjedhjeve. Do të kisha ngelur në këtë hipotezë naive sikur gjithçka të lihej me kaq. Bile edhe atë do ta kisha harruar sepse do harrohej shumë shpejt edhe deklarata nga Saranda. E cila ishte një “çudi e vogël”, pra nuk i duheshin tri ditë për të zgjatur. Por pas 48 orësh, z. Rama, Kryeministri i votuar, e rimori tezën e ndërtimeve pa leje që kishin pushtuar çdo hapësirë urbane, suburbane, rurale. Do ishte normale, madje pozitive, sikur z. Rama të deklaronte se me stabilizimin e tij si Kryeministër ai do të mbështeste (financiarisht për shembull) çdo bashki të kryente funksionet e saj. Por ai nuk bëri këtë. Për më tepër, z. Rama e zgjeroi fushën e problemit. Ai futi në këtë thes edhe ndërtimet me leje. Pra edhe funksionin e lejedhënies. Ai e zgjeroi edhe në shtrirje territoriale. Foli për gjithë bashkitë e komunat bregdetare dhe më gjerë. Në ligjërimin e tij kompleks për territorin dhe zhvillimin e tij, ai nuk la jashtë instrumentet e planifikimit (planet vendore dhe ndërvendore). Edhe ky një funksion i deleguar, komunave dhe qarqeve, me një reformë të thellë që në vitin 2009. Reformë e dështuar, si shumë të tjera, sepse kërkonin një qasje të koordinuar midis dy niveleve qeverisëse. Nivele që ishin në “zotërim” të dy blloqeve të ndryshme politike. Historia nuk u mbyll me kaq. Kryetari i Bashkisë Vlorë (edhe ai socialist) vetëm dy ditë më vonë “shpalli” dhe nisi një aksion konkret në territor për prishjen e ndërtimeve pa leje. Sikur të ishte zgjedhur vetëm pak ditë më parë dhe jo sikur është prej disa mandatesh, kryetari i Bashkisë drejtoi, në vetë të parë, fadromat. Mjete shkatërruese, të cilat me sa duket nuk i mungonin, duke rrëzuar alibinë se qeveria qendrore nuk i kishte mbështetur me mjete. Detyrë e vetme ligjore e qeverisjes qendrore, të cilën nuk e dimë nëse e ka kryer apo jo, por që dukshëm nuk ka penguar bashkitë të kryejnë detyrat e tyre ligjore. Në sintezë të të gjithës dhe po të kujtojmë se z. Rama ka një njohje të mirë të qeverisjes vendore (si pasojë e faktit se ka qenë për 11 vjet kryetar i Bashkisë së kryeqytetit), shkojmë pashmangshmërisht në pyetjen: kemi të bëjmë me ligjërime populiste (personalisht e përjashtoj) apo kemi të bëjmë me implementimin e një strategjie për të centralizuar vendimmarrjen, kompetencat dhe funksionet qeverisëse? Sepse zgjedhjet vendore vijnë shpejt dhe nuk dihet se kush do jetë fituesi. Kjo është dhe duhet të jetë pyetja që do na shqetësojë tashmë me qeverisjen e re në dy nivele, por e drejtuar vetëm nga një spektër politik.
A DO NDËRHYJ POLICIA E SHTETIT NË KRYEMINISTRI? Koha Jone, 01.10.2013
Dimensionin demagogjik të aksionit local e riforcuan veprime konkrete të ministrave të rinj. Ministri i Shëndetësisë shkoi në Spitalin Nënë Tereza dhe mbajti edhe një konferencë të improvizuar për shtyp. Ai nuk na tregoi sesi do realizonte premtimin qeverisës për ‘shëndetsi falas’. Jo. Ai ndërmorri, në vet të parë, një aksion për ndergjegjesimin e tragtarëve të vegjël për prishjen e ndërtimeve paleje apo me leje të diskutueshme në territorin e spitalit më të madh në vend. Në mënyrë të ngjashme veproi edhe Ministrja e Arsimit, e cila u kërkoi shkollave të bëjnë të njëjtën gjë, ndërsa nuk tha asnjë fjalë për arsimin. Në të njëjtën frymë, urban dhe mjedis mbrojtës, veproi edhe Ministri i Mjedisit. Prapa nuk ngeli as Ministrja e Kulturës. Ndersa, Ministri i Ekonomisë ju përvesh "Spitalit Ushtarak".
Fushatën disa ditore kundër ndërtimeve paleje apo me leje të diskutueshme e lideroi, pas largimit të Kryeministrit për ShBA, Ministri i Brendshëm. Ai, që është gjithashtu Ministri që trajton cështjet me Pushtetin Vendor, nuk reagoi në ndihmë të Kryetarëve të Bashkive. Sikurse në fund të fundit i takonte. Te mbeshteste Njesite e Qeverisjes Vendore ne kryerjen e nje ‘funksion i veti, sikurse eshte administrimi ndertimor i territorit te tyre. Duke injoruar totalisht këta, ndërhyri me forca të Policisë së Shtetit, për të cliruar qytetet nga kjo plagë të madhe. Dhe këtu vijmë të shqetësimi i dytë. A do risjelli Qeveria e re frymën centralizuese që karakterizoi periudhën 45 vjecare të ‘bllokut original’? Veprimet e ministrave tregojnë se po. Asnjë prej tyre nuk ka përgjegjësi apo kompetencë në cështjen e trajtimit të ndërtimeve paleje. Megjithatë, ata ligjëruan apo vepruan. Duke paralajmëruar, një qeverisje të centralizuar. Dhe propogandistike. Që do të kënaqin veshët dhe sytë e atyre që u kujtohet nostalgjisht ‘Komandanti’ dhe ‘Komisarët’. Sepse zgjidhje nuk japin. Të paktën jo zgjidhje të qëndrueshme në kohë.
Në fakt këto ligjërime dhe veprime, shkojnë përtej populizmit dhe centalizmit. Ato na prezantojnë qeverimin policor. Sepse e tillë është një ndërhyrje muskuloze e Policisë së Shtetit në cështjen e ndërtimeve paleje apo me leje të diskutueshme. Ndërhyrje, e cila përvecse antiligjore është edhe antilogjike. Shumica e kryetarëve të bashkive të përfshira në këtë “aksion” janë socialista dhe Kryetari i partisë mund ti urdhëroj ata të kryejnë përgjegjësitë ligjore për të cilat janë votuar. E nëse ata injorojnë jo vetëm votuesit por edhe partinë që i ka kantiduar, Qeverisja Qëndrore ka një instrument Kombëtar për ti dhënë zgjidhje gjësë. Ai është Inspektoriati Urbanistik Ndërtimor Kombëtar. Dhe këtë mjet Qeveria Qëndrore mund ta përdori pa shkelur ligjin. Nëse vlerësohet e nevojshme Policia e Shtetit mund të përfshihet në këtë aksion menaxherial, por, për cëshje policore dhe jo ndërtimore.
Java e parë qeverisëse nuk pati vetëm ligjërime apo veprime dekonstruktive. Java e parë, biles nata e parë qeverisëse (që nuk e di pse më kujton filmin ‘nata e parë e lirisë”), pati edhe zhvillime të forta ndërtuese. Kryeministri dhe një staf i afërt me të nisën një aksion për rindërtimin e godinës së Këshillit të Ministrave. Kryesisht për hapjen, përmirësimin, rivitalizimin, modernizimin dhe zbukurimin e kësa godine. Ky veprim gjithashtu tërhoqi vëmendjen publike dhe akuzat e opozitës. Akuza për prokurime, para dhe shërbime publike. Unë nuk di t’ju them nëse ka pasur një prokurim publik për këto shërbime. Nuk di t’ju them, biles, edhe cfarë kërkojnë apo detyrojnë ligjet shqiptare të këtyre fushave. Por një gjë e di me siguri. Mund t’ju them se, ligji “Për Planifikimin e Territorit” detyron për cdo zhvillim në Republikën e Shqipërisë, pajisjen me ‘leje zhvillimi’. Në të kundërt, ligji, këto zhvillime i njeh si të paligjshme. Situatë kjo, që më con në një pyetje tjetër. A do të ndërhyj Policia e Shtetit të bllokojë godinën e Këshillit të Ministrave dhe të ndalojë personat që po kryenjë ndërtime apo rindërtime në këtë object ndërtimor?
PROPOGANDA DHE SPITALET. Mapo, 13.11.2013
Javët e para të qeverisjes socialiste lanë një shënjë të fortë në aktivitetin e përditshmërisë së shoqërisë shqiptare. Shumë aksione u ndërmorën nga ministrat e rinj gjatë këtyre ditëve. Aksione që tërhoqën respektin e një pjese të opinionit publik për një ‘shtet’ të fortë që vepron për të rregulluar gjërat e lëna në kaos nga qeveria inekzistente e mëparshme. Ndërkohë, një pjesë tjetër e të njëjtit opinion publik, i frikësohet një revanshi politik të maxhorancës së re. Një revanshi të fshehur nën petkun e veprimeve të hekurta qeverisëse por që mund të drejtojë në dënime politike të votuesve apo mbështetësve të opozitës. Debatet mes palëve të opinionit mbi këtë temë kanë arritur në terma ofendues, por sidoqoftë shpesh mbështeten nga protokollime të provave empirike. Njëra palë nxjerr imazhe sesi duket një spital pas ndërhyrjes policore për prishjen e kafeneve, dyqaneve apo farmacive, kurse pala tjetër shfaq imazhe të tjera që tregojnë se në të njëjtin spital ka akoma kafene që funksionojnë. Këta të fundit spekulojnë për një përzgjedhje selective dhe preferenciale të objekteve që u prishën. Për sa më përket, të dyja palët kanë të drejtë. Vecanërisht, për sa kohë sjellin prova dhe për sa kohë kanë pritshmëri të ndryshme. E kundërta, për shumëkë, do ishte një problem.
Ndërsa personalisht, kam një shqetësim tjetër. Shqetësimin mbi propocionalitetin e ndërhyrjes. A ishte e nevojshme gjithë ajo forcë policore për të arritur një pastrim të territoreve të spitaleve nga zhvillimet për shërbime joshëndetsore? Unë mendoj se jo. Në fund të fundit, kemi të bëjmë me disa njerëz dhe familje që në të drejtën e tyre për të mbijetuar kishin dalë për të shitur dicka. Dikush kafe, dikush carcafë, dikush fruta, dikush sanduice dhe dikush tjetër ilace. Dhe për të bërë këtë ju desh të ndërtonte ndonjë kioskë paleje. Nuk më duket ndonjë krim i madh, aq sa për tu goditur nga dhjetëra forca policore. Në fund të fundit, jemi vendi i katërqindmijë ndërtimeve paleje.
Ndërkohë, pjesa më e madhe e tyre kanë kontrata me autoritetet e këtyre spitaleve. Paguajnë edhe taksa si bisnese të vogla. Por edhe kanë punësuar njërëz që nesër do jenë të papunë. Edhe ky është një shqetësim. Kush do t’i dëmshpërblej këto ekonomi për ndërprerjen e një anshme të kontratës nga qeverisja? Pyetje retorike kjo, sepse si gjithmonë paguajnë taksapaguesit. Përfshirë ata që janë të lumtur nga ndërhyrja e hekurt e shtetit. Po për të ardhurat e munguara në buxhetet locale, kush mendon? Dhe nuk po pyes për njerëzit që ju shtuan listës së gjatë të të papunëve. Janë gjëra të vogla, vërtet, por kur bëhen shumë nuk ngelen më të tilla. Në fakt, shqetësimi im më i madh është se qeverisja e re nuk kupton elementët bazik të ekonomisë së tregut. Të paktën veprimet e tyre këtë tregojnë. Sepse, duhet kuptuar që askush tregëtar nuk i detyronte me forcë njerëzit të blinin kafet, sanduicet, carcafët apo ilacet e tyre. Nuk do e besoja kurrë këtë. Besoj se ka pasur një kërkesë pa është ndërtuar një ofertë. Ka pasur njerëz që kërkoni kafe, sanduic, carcafë apo ilace pa u ndërtuan ato pika shitjesh e shërbimesh. Dhe nëse e pranojmë këtë thënie për të vërtetë, na duhet të jemi të ndershëm dhe të pranojmë se sapo të largojë vëmendjen krahu i fortë i qeverisjes nga ato spitale atje do ndërtohet dhe shërbehet prapë.
Për mua është e qartë se kjo ka për të ndodhur. Dhe ka për të ndodhur të gjitha herët që qeverisja do tentoj ti zgjidhi problemet me krah dhe jo me mëndje. Sepse po përdore mëndjen sigurisht që ka një zgjidhje. Po i bëre pyetjet e duhura dhe ktheve përgjigje të zgjuara sigurisht që gjërat rregullohen. Në një skenar të tillë, qeverisja duhet të pyeste veten se pse i duhet një qytetari të rrijë te kafja e spitalit? Përgjigjja është e thjeshtë, sepse i lënë të presin. Qeverisja duhet të pyesi veten se pse i duhet një të sëmuri të blej ilace, sanduice apo carcafë në farmaci apo dyqane private. Përgjigjja është e thjeshtë, se spitali nuk ka ilace, ushqim dhe carcafë. Ditën që qeverisja e re do ti japi zgjidhje këtyre shqetësimeve me mekanizma të menaxhimit shëndetsor, do të jetë dita kur ata tregtarë të paligjshëm apo të ligjshëm do të largohen nga ato hapsira. Nuk do shesin më, sepse nuk do kenë kujt t’ju shesin. Por qeverisja jonë e re zgjedh veprime të menazhimit urban për të zgjidhur cështje që duhet ti trajtojë menazhimi shëndetsor. Cuditërisht, qeverisja e re cdo cështje tenton ta zgjidhi nëpërmjet menazhimit urban. Përvec problematikave urbane. Dhe përfundimi është një shou i madh publik, i cili mund të kënaqi shumë vëzhgues por nuk ndërton dot sistem funksionues dhe zgjidhje të qëndrueshme në kohë.
KRYEREFORMA DY DHE BIG BROTHER. Mapo, 24.12.2013
Vetëm pak ditë më parë, nëpërmjet televizioneve, ndoqëm kryereformën e dytë të qeverisjes së re. Për kujtesë të publikut, kryereforma e parë ishte zëvendësimi i fotos së Presidentit me atë të Ismail Bej Qemalit. Ndërsa kjo e dyta, ishte rrëzimi i një pallati me leje ndërtimi në Vlorë. Ishte vendimmarrë më parë, por ekzekutimi iu bë rreth një javë më parë. Bile vazhdon, sepse nuk mundën ta rrëzojnë përfundimisht nëpërmjet tritolit. Puna vijon nëpërmjet makinerive të mëdha deri në pastrimin e plotë të truallit të ndërtimit. Media e transmetoi të plotë. Madje nga kënde të ndryshme shikimi dhe me një bashkërendim të plotë (jo vetëm kohor) me implementuesit publikë të reformës. Mungonte një kamera që ta filmonte nga brenda dhe që do ta plotësonte shumë perceptimin publik të kësaj kryereforme, por gjëra që ndodhin në një vend si Shqipëria. Jam i sigurt që do ta përmirësojnë në të ardhmen. Sepse në mënyrë të drejtpërdrejtë Kryeministri na ka premtuar se shfaqja/kryereforma do vazhdojë deri në Butrint. Pra, do jetë ciklike dhe interaktive, duke u konvertuar në një serial të përjavshëm. Në çdo puntatë të të cilit, nën një regji qeverisëse, media do na shfaqë rrëzimin e një apo një grup objektesh të ndërtuara me apo pa leje. Kurse ne shqiptarët të liruar nga punët që po humbim përditë, premtojmë një shikueshmëri të plotë.
Mirëpo, sikurse shkenca na mëson, çdo e mirë e madhe ka gjithmonë ndonjë të keqe të vockël që e shoqëron. Dhe në rastin e kësaj reforme, ka disa. Për së pari, është në kundërshtim me Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese, në një rast të ngjashëm është shprehur se kompetencat midis qeverisjes qendrore dhe vendore, në fushën e menaxhimit urban janë qartësisht të ndara. Dhe se, ndërhyrjet për prishje objektesh lokale nga autoritete kombëtare bien në kundërshti me parimin e decentralizimit të pushtetit dhe autonomisë lokale, të sanksionuara në Kushtetutë dhe në Kartën Europiane të Autonomisë Vendore. E thënë thjesht, Gjykata Kushtetuese thotë se vendimi nëse një leje lokale është apo jo e ligjshme, duhet të vijë vetëm nga Gjykata. Në çdo rast, jo nga qeveria qendrore. Së dyti, kundërshton programin politik të qeverisjes së re dhe moralin e parimet me të cilat ajo u bë shumicë. Megjithëse trajtohen si vepra të korrupsionit (që duhet ndëshkuar) dhe të pasurve (që duhen mjelë), qeverisja ka nxjerrë një fond nga buxheti i të varfërve për të dëmshpërblyer të korruptuarit dhe të pasurit! Po flas vetëm për prishjen e parë. Por është e kuptueshme se me të njëjtin parim do vazhdohet edhe me prishjet e tjera që do të vazhdojnë deri në Butrint. Ndërkohë, duhet t’i lutemi Zotit që të pasurit dhe të korruptuarit të mos padisin qeverisjen e re në gjykatë (shqiptare apo ndërkombëtare) sepse faturat e dala nga buxheti i 1 milion të papunëve mund të katër- a pesëfishohen.
Së treti, është në kundërshtim me logjikën e thjeshtë dhe racionale të planifikimit. Qeverisja e re po i justifikon këto veprime prishëse si pjesë e disa veprimeve ndërtuese të së ardhmes. Ndërkohë që sapo ka hapur konkursin ndërkombëtar për planifikimin e kësaj të ardhme. Nuk bën kuptim. Sepse i bie që, ose plani është gati dhe dihet tashmë se cili objekt duhet prishur dhe kush duhet lënë. Dhe atëherë, pse hapet një konkurs ndërkombëtar me financat e të varfërve?! Ose plani që do të hartohet nga fituesit e konkursit ndërkombëtar nuk do të jetë gjë tjetër veçse një përkthim në letër i atyre vizioneve që ka tashmë në mëndje qeverisja. Dhe atëherë, prapë nuk na duhet një konkurs. Aq më pak ndërkombëtar. Për më tepër, produkti përfundimtar i të dyja oportuniteteve nuk do të ishte një instrument legjitim.
Sidoqoftë, këto apo të tjera probleme minore që unë mund të rendisja, nuk mund ta zvogëlojnë kryereformën qeverisëse në fushën e menaxhimit urban apo planifikimit turistik. Vlera e saj do jetë aq e madhe sa nuk ka çfarë na duhet shou i Big Brother sivjet. E them këtë mbështetur nga një thashethem vrastar se për 2014-ën nuk do ketë një shou të tillë. Por mos u shqetësoni miq, do kemi spektakle të përjavshme nga kryereforma. Bile, nga pozicioni i një planifikuesi, unë propozoj që edhe financimet e biznesit për reklamime në BB-in e munguar, t’i kalojnë qeverisjes në shërbim të kryereformës. Ndërsa popullata të lejohet të bëjë edhe propozime mbi tipologjitë e reklamimit përgjatë transmetimeve.
KRYEMINISTRI PUSHTON TIRANËN PËR TA CLIRUAR NGA NDËRTIMET PALEJE! Mapo, 14.10.2014
DIMENSIONI ANTI EKONOMIK DHE ANTI SOCIAL
Një nga termat më të përdorur në Shqipërinë e dekadës së fundit është ‘zhvillim i qëndrueshëm’. Elita politike e përdor, sikurse një magjistar kapelen e tij, për të hutuar miletin ndërsa bën atë që di të bëj më mirë. Të mbështesi interesa special ekonomike dhe politike, të një grushti njerëzish të privilegjuar, përfshirë edhe të vetat. Ndërsa shumica dërmuese e shqiptarëve varfërohen përditë si nga të ardhurat e pamjaftueshme familjare ashtu edhe nga vështirësimi i përditshëm i kushteve urbane të jetesës. Por, mbi të gjitha, nga grabitja para syve e pronësive apo të drejtave të pronësisë të trashëguara nga të parët e tyre. Megjithëse të gjithë njësoj vecuar nga përfitimet e zhvillimit ekonomik kombëtar, ata vet-ndahen në dy grupe diametrikisht të kundërta kur elita politike dhe publike artikulon “politikë”. Cuditërisht, gjithmonë dakortësojnë me partinë që “i përkanis” dhe asnjëherë nuk kanë një mendim të kundërt me to. As në rastin kur veprimet qeverisëse prekin në mënyrë të drejtpërdrejt interesin e tyre personal e familjar.
Por le të kthehemi te termi cudibërës ‘zhvillim i qëndrueshëm’. Përtej përdorimit jo rrallë herë të gabuar e të pavend, duhet thënë se sipas përkufizimit më shpesh të ndeshur në librat shkencorë, ai ka kuptimin e zhvillimit ku dimensioni ekonomik, mjedisor dhe social gjënden të barasvlefshme. Mirëpo, ky është aspekti teorik i këtij koncepti. Sepse në praktikë (empirikisht) raporti midis komponentëve ndryshon në varësi të konteksit dhe rrethanave ku shoqëria ndodhet. Tre dimensionet e këtij lloj zhvillimi shpesh kundështojnë e shtyjnë njëra-tjetrën dhe një shoqëri që ndodhet në vështirësi të thellë ekonomike e shoqërore, vështirë se e ka luksin ti largohet thelbit ekonomik e social të zhvillimit për kërkuar një mjedis më të pashëm estetikisht. Duket se kjo logjikë racionale, sëbashku me një paaftësi totale të institucineve qeverisëse për të moderuar procese gjithëpërfshirëse planifikuese, ka qënë arsyeja që qëndrat urbane shqiptare shfaqen sikurse shumëkush e di dhe pakkush e pëlqen.
Mirëpo , në grupin e madh që e njohin këtë gjëndje të mjerueshme të qyteteve shqiptare dhe vecanërisht të Kryeqytetit bën pjesë dhe Kryeministri. I cili, pak kohë më parë ka drejtuar administratën locale të Kryeqytetit për 11 vjet, e cila paguhej për ti moderuar këto procese planifikues gjithëpërfshirëse dhe për të kontrolluar që zhvillimet konkrete në territor të ishin në përputhje me ato plane që prodhonin ato procese. Dhe në këtë kuptim, mban përgjegjësi të drejtpërdrejt për shumëcka nga gjëndja e sotme mjedisore e piktoreske e Kryeqytetit shqiptar. Ndërkohë që sot po drejton administratën qëndrore. E cila ka për detyrë të hartojë politika publike në mbështetje të ndërmarrjeve private për një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse dhe mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për varfërinë ekonomike që ka përfshirë familjet shqiptare pavarësisht sesi ato vet- ndahen e vendosen përballë termit cudibërës ‘zhvillim i qëndrueshëm’ dhe aksioneve qeverisëse të frymëzua prej tij.
I gjendur në drejtimin e të njëjtës administratë por me detyra e përgjegjësi të ndryshme në dy kohë të ndryshme, Kryebashkiaku i djeshëm dhe Kryeministri i sotëm ka urdhëruar një aksion për prishje masive e të menjëhershëm të objekteve ekonomike që janë ngritur paleje. Objekte të vogla që dëmtojnë në përmasa të mëdha dimensionin mjedisor të zhvillimit, ndërsa kontribuojnë në përmasa po aq të mëdha në dimensionin ekonomik të tij. Dhe në fakt, kjo është kontradita. Në mungesë dyfishe të koherencës e në shkelje permanente të parimeve bazike të Kushtetutës, të demokracisë e të qeverisjes së mirë, Kryeministri i sotëm dhe Kryebashkiaku i djeshëm, dënon dyfish shqiptarët. Për së pari, kur nuk planifikoi zhvillimin urban të qytetit që drejtonte dhe nuk e mbrojti territorin për zhvillime të palejuara. Dhe për së dyti, duke prishur prodhueset e vetme të atij pak prosperiteti ekonomik në këto kohë të vështira. Ndërkohë, shqiptarët vet-distancohen dhe vendosen në dy grupe diametrikisht të kundërta duke ndjekur me sy të njëjtën kapele magjike.
PAMORALITETI DHE ANTIKUSHTETUTSHMËRIA E NJË AKSIONI KRYEMINISTROR. Mapo, 24.10.2014
Aksioni Kryeministror për prishjen e ndërtimeve paleje në zonat e banimit të Kryeqytetit vazhdon. Këmbëngulja kryeministrore përforcon karakteristikat e këtij aksioni. Të vlerësuar nga pikëpamja e konceptit ‘zhvillim i qëndrueshëm’ tentuam ta vëshgojmë e analizojmë në shkrimin e javës së kaluar me titull “Kryeministri sulmon Tiranën për ta cliruar nga ndërtimet paleje”. Analiza modeste na drejtonte në përfundimin se, megjithëse synimi i aksionit kishte dimension të fortë mjedisor atij i mungonte dimensioni ekonomik dhe social, cka do ti jepte një kuptim të plotë të një produkti të qëndrueshëm zhvillimor. Mirëpo, për të qënë të moralshëm duhet të pranojmë se aksioni po zhvillohet me një konotacion të fortë politik. Dhe në sistemin demokratik, ku ne shpresojmë se po manipulojmë si shoqëri, qasjet politike duhet të jenë të një spektri të gjerë. Askush nuk mund ta glorifikojë të vërtetën e tij. Në këtë kuptim, Kryeministri mbart të drejtën morale të pretendojë se e vërteta e tij është edhe e vërteta e shumicës së qytetarëve. Ndoshta ka të drejtë. Vlen të pritet për tu verifikuar.
Sepse në një sistem demokratik (si ai që referuam më lart), produktet e qasjeve politike dhe vërtetësia e tyre mund të testohen. Kjo mund të ndodhi në mënyrë të menjëhershme, sikurse në mendimet qytetare të shprehura, këto ditë, nëpër televizione që e trajtuan këtë temë. Por edhe, dhe vecanërisht, përgjatë garave elektorale. Ndërkaq, ky aksion kryeministror duhet vlerësuar edhe nga një pikëpamje tjetër. Ajo e moralitetit. Sa i moralshëm është ky aksion? Dhe këtë mund ta shohim në dy prizma. Në raport me subjektin që e ka iniciuar dhe drejton këtë aksin (Kryeministrin), dhe në raport me përzgjedhjen e objekteve që po i nënshtrohen aksionit. Për të vlerësuar se sa i moralshëm është një aksion i një Kryeministri, që ka qënë Kryebashkiaku i këtij qyteti dhe mban përgjegjësi për lejimin e këtyre ndërtimeve, nuk kemi shumë për të thënë. Për më tepër, duhet të jemi të sigurtë që do flitet shumë në vazhdim. Sikurse do flitet, gjithashtu, edhe për moralin e përzgjedhjes së objekteve paleje që prishen. Vecanërisht në aspektin e selektimit me bazë të marrdhënieve të vendimarrësve me pronarët e tyre.
Në fakt, ajo që do doja të fokusohesha unë është morali i përzgjedhjes së objekteve për prishje sipas diferencimit “me leje”- “pa leje”. Sepse kjo është një cështje e trajtuar si tabu ku askush nuk “guxon” të opinionojë. Ndërkohë që është dimensioni më i rëndësishëm, nëse duam të marrim ndonjë mësim të vlefshëm për të ardhmen. Në këtë kuptim, mund të themi se diferenca midis këtyre dy grupeve është marrdhënia e secilës prej tyre me lejimin nga “shteti”. Në pamje të parë duket një diferencë e madhe. Mirëpo, nuk është e tillë po të shohim si janë dhënë këto leje. Kuptimi teorik i dhënies së një leje ndërtimi ka të bëj me vlerësimin nga autoritetit kompetent të përputhshmërisë së kërkesës për leje ndërtimi me planifikimet në fuqi. Dhe nëse nuk kemi pasur plane: mbi cfarë kriteresh janë vlerësuar? Është e qartë se, subjektivizmi. Pra, të dyja grupet e sipër përcaktuar qënkan zhvilluar mbi të njëjtin themel morali. Subjektivizmin njerëzor. Cka na con te pyetja legjitime: pse subjektivizmi i një grupi zyrtarësh (alias, shërbëtor të qytetarëve) qënka më i rëndësishëm se subjektivizmi i vet qytetarëve?
Mirëpo, ajo që duhet të na shqetësoj më tepër është raporti i këtij aksioni Kryeministror me Kushtetutën e vendit. Sepse ajo që na bën bashkë, si qytetar të të njëjtës Republikë, është kontrata sociale. Është Kushtetuta dhe ligjet e vëndit. Nuk është kontrata gjuhësore. Jo. Sa jo qytetarë të Republikës së Shqipërisë e flasin shqipen me mirë se ne vet. Shumë. Nuk është as vendbanimi. Sa qytetar të vendeve të tjera jetojnë në Shqipëri dhe sa qytetar shqiptar janë resident në vënde të tjera. Pafund. Kurse Kushtetuta është vetëm një dhe duhet të ketë vlerë të njëjtë për të gjithë ne. Në të kundërt, nëse vetëm një njeri (përfshirë e vecanërisht Kryeministri) e shkel, atherë i lind e drejta cdo qytetari ta shkeli atë. Dhe në këtë rast, në këtë aksion, Kryeministri Shqiptar e ka shkelur Kushtetutën. Jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese mund të na e vërtetojë këtë, nëse i drejtohemi vendimit numër 10 të vitit 2006 të saj. Fakti që atherë Kryeministri gjëndej në anën tjetër të barrikadës duhet të jetë një vlerë e shtuar. Ky fakt e përforcon antikushtetushmërinë e aksionit të sotëm Kryeministror.
Comments
Post a Comment